Shefi i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat amerikane të cilat shkruajnë se deri më tani ende nuk dihet se ku dhe si është infektuar Meadows.
Megjithëse vëmendja e të gjithë botës është përqendruar të zgjedhjet, numri i rasteve të reja dhe vdekjeve nga Covid-19 është rritur ndjeshëm ditët e fundit në SHBA.
Ditët e fundit janë raportuar më shumë se 100 mijë raste të reja./r.g/Fjala.al