COVID-19/ Rikthehen kufizimet, Komitetii Ekspertëve propozon tre masa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Komiteti i Ekspertëve ka propozuar kufizimin e lëvizjes së automjeteve nga ora 22-06 në të gjithë vendin, dhe po ashtu pas orës 22.00 edhe mbyllja e aktivitetit të bar-restoranteve. Një tjetër masë e cila pritet të qëndrojë në fuqi për tre javë është edhe kufizimi i kohës së punës për disa sektorë të administratës publike.

Duke u nisur nga situata e rritjes së numrit të të infektuarve me “COVID-19, Komiteti i Ekspertëve pranë Ministrisë së Shëndetësisë propozoi tre masa kufizuese mbi lëvizjen në vend si një nga mënyrat për të parandaluar përhapjen e sëmundjes. “Duke analizuar shifrat, shkaqet, rekomandimet e organizatës së OBSH-së, komiteti propozon të merren disa masa në përputhje me strategjinë tonë vjeshtë-dimër. Ne vlerësojmë se duhet ti marrim këto masa dhe i konsiderojmë ato të domosdoshme për pengimin e përhapjes së këtij infeksioni”-tha zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli. Masa e propozuara nga Komiteti i Ekspertëve janë:

1. Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme;

2. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përveç shërbimit delivery);

3. Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjnë strukturat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë. ““Masat për kufizimin e përhapjes së infeksionit Sars-Cov2, propozohen të qëndrojnë për një periudhë 3 javore me efekt rishikimi çdo dy javë në varësi të dinamikës së situatës epidemiologjike. Propozohen të vendosen në të gjithë vendin pavarësisht përhapjes së epidemisë në vend. Sipas skenarëve të riskut, evidentohen zona me nivel të ulët të riskut, zona me nivel mesatar të riskut dhe zona me nivel të lartë risku.” u shpreh Rakacolli. 

Silva Bino: Së shpejti testet që nxjerrin rezultatin në 40 min

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos heqjen e ri testimit për personat e infektuar me Covid. Shefja e Infektivit, Silva Bino, tha se studimet shkencore kanë provuar se personat e konfirmuar pozitiv nuk e transmetojnë më virusin pas përmbylljes së ciklit 14 ditor. “Heqja e ri testimeve është bazuar mbi baza shkencore pasi është vënë re që personat  të cilët edhe mund të rezultojnë pozitiv nuk e transmetojnë sëmundjen. Këta persona nuk janë më infektues në ditën e 14 që kemi vendosur si kufi maksimal”, tha Bino. Ndërkohë, shtoi Bino, për grupe të caktuara të popullatës siç janë persona me dëmtim të imunitetit apo persona të tjerë, ri testimi do të vendoset në bazë të një udhëzimi që është përgatitur nga ISHP në bashkëpunim me klinikën e sëmundjeve infektive. “Është një barrë që i hiqet sistemit dhe i shtohet testeve diagnostike apo depistuese të popullatës për ta mbrojtur atë”, nënvizoi Bino. Ashtu si Maqedonia e Veriut, edhe Shqipëria parashikon futjen e aplikimit të testeve të shpejta për koronavirusin. Në lidhje me këtë Bino tha se: “Një masë e rëndësishme që do të merret është futja e testeve të shpejta që u aprovua udhëzimi në Komitet që do të përmirësojë testimin dhe gjurmimin. Ul kohën e pritjes së qytetarëve, kryhen në 40 minuta pranë qendrave shëndetësore, spitaleve rajonale jashtë laboratorëve. Testet e shpejta janë 100% specifike që tregon se nëse testi del pozitiv ai është pozitiv dhe nuk ka pse të konfirmohet. Por kanë një ndjeshmëri apo sensivitet më të ulët që shpesh herë mund të kemi fals negativ. Në udhëzim është përshkruar qartë që nëse kemi një test negativ, por që ka shenja klinike ai duhet të konfirmohet përmes PCR apo nëse është asimptomatik por ka lidhje me kontakte që janë të konfirmuar pozitiv përsëri duhet të konfirmohet përmes PCR”. Bino tha se aktualisht janë tre laboratorë publike që kryejnë analizat e testeve PCR, ndërsa shtoi se janë në proces vlerësimi edhe ato private. “Aktualisht funksionojnë tre laboratore publike, një në ISHP, një tjetër i lidhur me ISHP dhe ka një javë që ka filluar punë si dhe ka filluar punën laboratori pranë Institutitut Veterinar. Janë edhe laboratorë të tjera, njëkohësisht ai i QSUT. Ka nisur procesi i kontrollit të cilësisë së laboratorëve private. Kjo do ta ulë kohën e dhënies së përgjigjes. Janë bërë priotizime për grupe të caktuara të riskut dhe përgjigja është dhënë brenda 24-48 orëve. Synimi është të japim përgjigjen brenda 72 orëve. Futja e testit të shpejtë për kapjen e antigenit që identifikon viruset do të sjellë një ulje të kohës. Maksimumi i kryerjes së testit është 40 min. Mund të kryehet pranë mjekut të familjes, spitaleve rajonale. Por ka kufizimet e veta dhe do të kombinohet me testin molekular”, tha Bino.

Lexo edhe :  Vija e kuqe për mua!/ Agron Shehaj nuk përjashton kandidimin për Bashkinë e Tiranës

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Mjekësore, Skënder Brataj tha se do t’i shërbehet çdo qytetari edhe përmes autoambulancave që kanë pajisjet e nevojshme. “Kohët e fundit edhe në media janë dhënë dhe thuhet radha e ambulancës para spitaleve. Është normale, pasi nga grada e parë, kaluam tek e dyta dhe tek QSUT nuk kemi një spital vetëm, por kemi dy Covid tani, dhe normalisht numri i autoambulancave është dyfish. Kështu që edhe procedura e përgjigjes ose edhe e shtrimit në spital ka edhe vetë anën administrative dhe koha fizike që duhet të përdoret për të sistemuar këto sëmundje. Ne e dimë dhe e kujtojmë shumë mirë kur ambulanca ishte thjesht një mjet transporti. Tani sot është një minispital që bën asistencën e qytetarëve. Në ato autoambulanca nuk mungon asgjë, nga aparaturat, nga barnat te personeli”, tha Brataj.

Ndërsa Rakacolli insistoi se periudha e qëndrimit para spitalit është për të bërë vlerësimin e gjendjes së pacientit. Ajo përjashtoi mundësinë e hapjes së Covid 4 në këtë situatë, aq më pak të spitaleve rajonale. “Është normale që në momentin kur shtohen rastet do të shoqërohet me shtim të rasteve që kanë nevojë për shtrim spitalor. Ndejtja nuk është për shkak të mungesës së kapaciteteve, personat shihen, bëhet një lloj vlerësimi. Janë gjithmonë të vëzhguar nga mjekë, personel dhe gjithmonë të monitoruar. Nuk janë ambulanca transportuese por monitoruese dhe kanë oksigjen. Është normale kur ka fluks të shtuar. Për momentin nuk shihet e nevojshme, jemi në zbatim të skenarëve. Nëse do të mbushet Covid 3 do të shkojmë te Covid 4 pastaj në spitalet rajonale”, u shpreh Rakacolli. 

Situata e COVID, vdesin 12 qytetarë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit ka një rritje alarmante të rasteve të reja me 525 raste si dhe 12 humbje jete. Kështu numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në të gjithë vendin ka shkuar në 24,731, ndërsa ai i viktimave në 571. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1967 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 525 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Rastet sipas shpërndarjes gjeografike: 222 raste në Tiranë, 38 në Shkodër, 24 në Durrës, nga 21 raste në Krujë, Vlorë, 20 në Berat, 18 në Kukës, nga 15 raste në Kuçovë, Elbasan, 14 në Librazhd, 11 në Lushnje, nga 10 raste në Korçë, Përmet, Malësi e Madhe, Gramsh, 9 në Pogradec, nga 8 raste në Kurbin, Kavajë, Skrapar, nga 6 raste në Fier, Mat, nga 5 raste në Dibër, Peqin, 4 në Tropojë, nga 2 raste në Lezhë, Sarandë, Bulqizë, 1 në Devoll. Në 24 orët e fundit janë shëruar 111 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,203 që nga fillimi i epidemisë. Në 3 spitalet COVID, po trajtohen 360 pacientë, 10 në terapi intensive nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID.

 “Spitalet në kolaps”, Basha akuzon qeverinë për keqmenaxhim: Shtoni testimet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar shtimin e fondeve për të përballuar pandeminë. Duke akuzuar se situata në spitalin Covid 1 është në kolaps, ai propozoi vënien në dispozicion të instituiconeve shëndetësore në rrethe. Kundër akuzave ka reaguar kryeministri Rama, duke publikuar pamje me shtretër bosh të Covid 3. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar mazhorancën për keqmenaxhim të pandemisë. Sipas tij spitalet ku trajtohen pacientët me koronavirus janë në kolaps. Si zgjidhje kreu i selisë blu propozoi vënien në dispozicion të spitaleve në rrethe dhe rritjen e shpenzimeve për shëndetësinë. “Do të bëja 5000 testime, i kërkoj 2500. Së dyti urgjentisht do të fusja në këtë betejë të gjitha kapacitetet shëndetësore duke filluar me mjekët e familjes dhe spitalet rajonale”. Kundër tij ka reaguar kryeministri Edi Rama duke publikuar video me shtretër bosh të spitalit Covid 3.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV