Gola dhe ‘show’/ Kombëtarja triumfon 3-1 ndaj Kazakistanit në Ligën e Kombeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria ka mundur 3-1 Kazakistanin, në një ndeshje spektakolare në “Air Albania”.

Miqtë realizuan një supergol nga mesi i fushës, por për fat të mirë ai ishte goli i nderit për kazakët, përballë tri “rrjetave” të kuqezinjve.

Cikalleshi, Ismajli dhe Manaj janë autorët e fitores së çmuar të kombëtares sonë, e cila shkon tashmë më e qetë në sfidën e fundit kualikuese në grup ndaj Bjellorusisë, sërish në “Air Albania”, me bindjen për ta mbyllur e para.

Bjellorusia do të jetë ndalesa e fundit e kësaj fushate eliminatoresh, ku mund të kishim bërë më mirë. Megjithatë, arritja e kreut të grupit do të justikonte gjithcka.

Aktualisht, situata në grupin 4 të Ligës C është e tillë: kryeson Bjellorusia me 10 pikë, e ndjekur nga Shqipëria me 8 pikë.

Përplasja direkte, më 18 nëntor, do të vendosë edhe fatin e kreut të grupit. Kuqezinjve iu duhet vetëm triumfi, për ta lënë pas Bjellorusinë, pasi Lituania dhe Kazakistani janë tashmë jashtë garës për vendin e parë

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Mbante peng dy fëmijët e tij të mitur dhe qëlloi me armë RENEA-n, arrestohet 40-vjeçari

Një ngjarje e rëndë nga ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një 40-vjeçar mbante peng 2 fëmijët e tij...

CO2 shënon një rritje 10 herë më të madhe në 50 000 vitet e fundit

Shkalla e rritjes së dyoksidit të karbonit atmosferik është aktualisht 10 herë më e shpejtë se në çdo kohë në 50 000 vitet e...

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 15 maj 2024

Sot, më 15 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 92.5 lekë dhe shitet 93.5 lekë. Euro sot blihet me 100.2 lekë, ndërsa...

Juli apo Meritoni? Ja cili nga banorët shpallet finalisti i dytë i BBV3

Jul Deda është shpallur finalisti i dytë i këtij edicioni të Big Brother VIP. Ai ishte në garë me Meriton Mjekiqin dhe shkon në finale...

Lajme të tjera

Web TV