Rikonfirmimi te LSI, Kryemadhi: Pika kryesore e procesit, një provë për zgjedhjet e 25 prillit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, gjatë një bashkëbisedimi të mbajtur sot me gazetarët bashkë me kryetaren e KQZ në LSI Silva Caka, dhe sekretaren organizative Eriona Bixha, tha se uron që transparenca, përfshirja dhe ndershmëria e zgjedhjeve të 21 nëntorit të jetë edhe në zgjedhjet e 25 prillit.

Është entuziaste pjesëmarrja e të rinjve që jetojnë jashtë Shqipërisë në SHBA, Itali, Greqi. Gjithashtu dua të kujtoj që ky proces zgjedhor nuk pati thjesht rëndësinë e rikonfirmimit të Monika Kryemadhit si kryetare e LSI.

Sot sfidat ne nuk i kemi personale, i kemi përballë qytetarëve shqiptar. Pjesëmarrja e të rinjve dhe të reja nuk ishte një nga bizhutë, por thelbi i procesit.

Pika kryesore e këtij procesi, ishte një provë gjenerale për LSI për zgjedhjet e 25 prillit. Fryma që u krijua në proces jo vetëm do të mbahet por do të shtohet edhe më shumë. Transparenca, përfshirja dhe ndershmëria e këtij procesi që patëm ditën e shtunë uroj të jetë edhe në zgjedhjet e 25 prillit”, tha Kryemadhi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kur ta pranoni dhimbjen tuaj, do të mësoni të kujdeseni për veten

Lotët shpesh përjetohen si armiq, diçka për t’u mbajtur ose fshehur, të shoqëruara me dhimbje. Megjithatë, janë shprehje e...

13 maj 1917/ Tre fëmijë raportojnë shfaqjen e Zonjës së Fatimas, në Portugali

Mrekullia e Diellit e njohur gjithashtu si mrekullia e Fátimës, është një seri ngjarjesh që raportohet se kanë ndodhur mrekullisht më 13 tetor 1917,...

Origjina e Kamo’oalewa, ” pothuajse-hëna” e Tokës është zbuluar

Unë studioj një udhëtim të ri, në Kamo'oalewa, i cili filloi nga krateri hënor Giordano Bruno. Do të ishte konfirmim që asteroidi është një...

Greta Lena, dashuria për punën dhe shpirti i sakrificës..!

Nga Pandeli Bardhi  Bashkuar këto edhe me zëmrën bujare  “të lindur”, e bëjnë atë që shërbimi ndaj qytetarëve  dhe rezultatet  në punë, të flasin...

Rishikimi i Spacey Unmasked – shumë më tepër se një ekspozim

Dhjetë burra, duke përfshirë një boksier dhe një ish-marinist, bëjnë akuza për sjellje të papërshtatshme seksuale kundër yllit që dikur ishte dinamit në arkë....

Lajme të tjera

Web TV