Pasojat e koronavirusit përplasin në akuza Ramën dhe Bashën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në diferencë të shkurtër kohe mes tyre kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Lulzim Basha kanë komentuar situatën aktuale të pasojave të Covid-19, duke lëshuar akuza të ndësjellta.

Në një konferencë shtypi të mbajtur ditën e djeshme Rama duke folur për akuzat e liderit të PD-së Lulzim Basha se qeveria po fsheh numrin e viktimave, tha se lideri demokrat po përdor vdekjen për luftën për pushtet. “Është e pamundur të fshihet numri i vdekjeve. Mjeku ka përgjegjësi për këtë gjë dhe të thuash këtë poshtërsi, duhet të mendosh ndër të tjera se mjekët na qenkan budallenj, që të shkelin ligjin për të ndryshuar diagnoza dhe kush do të përfitonte nga kjo, këtë do ta thoshte dikush që vë në lojë imagjinatën, që përdor edhe vdekjen në luftën për pushtet. Kjo gjë ndodh në të gjithë botën, ky proces është. Partitë politike nuk mund të vënë diagnoza”, tha Rama.

Pak kohë më vonë, kryedemokrati Basha pati një takim me mjekë duke theksuar se fshehja e numrit të viktimave të Covid-19 nuk ka ardhur nga bluzat e bardha, por nga struktura të qeverisë. Ai shprehu vlerësimin për ta, duke vënë theksin se punojnë në kushte të vështira. Prej ditësh të dyja palët janë përfshirë në një debat të fortë, ku kreu i opozitës akuzon qeverinë për manipulim të shifrave të vdekjeve nga koronavirusi, ndërsa Rama e përgenjeshtron duke “kundërsulmuar” se këto qëndrime të pavërteta sipas tij nxisin dhunën ndaj mjekëve që janë në krye të detyrës dhe po përballen me pandeminë që nga marsi i këtij viti. Përveç akuzave të momentin, kreu i qeverisë ka folur edhe për vaksinën kundër Covid-19 e cila është prenotuar tek COVAX, por ai shpreson që ajo të shpërndahet në kohë, njësoj sin ë vendet e tjera. Ai deklaroi se uron që Shqipëria të mos mbesë mbrapa në këtë proces në raport me shtetet e tjera europiane. Rama thekson se për momentin, çmimi i vaksinës është gjëja e fundit që po diskuton qeveria. “Ne kemi një grup personash, të cilët janë ekspertë, që po merren me vaksinën dhe uroj mos mbetemi pas me shtetet e tjera europiane. Çmimi është gjëja e fundit që diskutojmë në këtë moment. me rëndësi ka që vaksinat të sigurohen sa më shpejt. Asnjë vend sa shoh, nuk po fokusohet vetëm tek një vaksinë. Është proces shumë intensiv që po zhvillohet aktualisht përditë”, tha Rama.

Shkollat nuk mbyllen…

Duke u ndalur në situatën pandemike në vend, me rritjen e shpejtë të numrit të të prekurve, shumë pikëpyetje janë ngritur nëse mund të shkohet në mbylljen e shkollave në të gjithë nivelet e arsimit parauniversitar. Kryeministri Edi Rama ka përsëritur apelin ndaj qytetarëve për respektimi ne masave anti Covid dhe që të gjithë të bëjnë pjesën e tyre për të ruajtur familjarët, të afërmit e miqtë dhe se ky është një kontribut i jashtëzakonshëm në luftën kundër koronavirusit.

Lexo edhe :  Cila është mosha kur ndihesh më i/e vetmuar?

Ai foli dhe për çështjen e shkollave dhe mundësisë për mbylljen e tyre, teksa theksoi se është përgjegjësi e autoriteteve tona të autorizuara që kanë të gjithë ekspertizën dhe autoritetin ligjor që të marrin vendime në këto kohë të vështira. “Sot do të fokusohemi tek arsimi, me fokus të posaçëm tek procesi i rindërtimit por jo vetëm. Duke e shkurtuar ndjeshëm këtë herë dhe për shkak të formatit hyrjen time, dua të nënvizoj faktin që është me një rëndësi të posaçme dhe do të kërkoja dhe ndihmën e të gjithëve ju që më ndiqni që të jemi sa më të vetëdijshëm që kemi në dorë, secili në pozicionin e vet por patjetër së bashku si komunitet, si bashkësi që jetojmë në këtë vend, të shmangim qoftë kalimin e spitaleve në një mbingarkesë që do ta bënte praktikisht tejet të vështirë trajtimin normal në vazhdimësi të atyre që janë në nevojë dhe qoftë mbylljen e përgjithshme.

Është absolutisht e domosdoshme që secili prej nesh, çdo qytetar dhe qytetare të vetëdijesohet se ka një rol për të luajtur në këto dy drejtime. Pa diskutim në radhë të parë për të mbrojtur shëndetin e vet, të afërmve dhe miqve. Duke bërë këtë jep një kontribut të jashtëzakonshëm për të ndihmuar luftën e përditshme dhe të përnatshme në vijën e zjarrit kur trajtohen pacientët e prekur nga COVID dhe që kanë simptoma të rënda, qoftë për të shmangur një mbyllje që do kishte pasoja të padiskutueshme në ekonomi”-tha Rama.

Specifikisht për mbylljen ose jo të shkollave Rama dha një përgjigje të prerë se nuk është qeveria që vendos, por ekspertët të cilët konsultohen duke analizuar në tërësi situatën. “Dua të theksoj dhe njëherë se çfarë hapet dhe çfarë mbyllet është përgjegjësi e autoriteteve tona të autorizuara që kanë të gjithë ekspertizën dhe autoritetin ligjor që të marrin vendime në këto kohë të vështira. Sipas të gjitha të dhënave dhe ndjekur të gjitha orientimet e autoriteteve shkencore, shëndetësore në të gjithë vendet që ne i ndjekim me shumë vëmendje për të mësuar sa më shumë shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë por një hapësirë që si të gjitha hapësirat e tjera kanë patjetër dhe potencialin e tyre të rrezikut.

Nga njëra anë është shumë e rëndësishme që masat të zbatohen nga çdo shkollë, siç po ndodh, që personeli drejtues dhe pedagogjik të jetë sa më i durueshëm dhe këmbëngulës në zbatimin e tyre dhe nga ana tjetër ajo çka kam dëgjuar nga ekspertët tanë është që në vlerësimet e përgjithshme që bëhen lidhur me shkollat, domosdoshmëria për të mbajtur një ekuilibër midis këtij aspekti, mbrojtjes së drejtpërdrejt dhe mbrojtjes psikologjike të fëmijëve është në rendin e ditës të kësaj vendimmarrjeje. Është një vendimmarrje në dorë të autoriteteve tona, nuk më takon mua, nuk na takon neve”, deklaroi Rama.

Të fundit

Skemë tjetër pensionesh, do të paguhen më shumë ata që jetojnë në zonat rurale

Ish-ministrja dhe deputetja e mazhorancës, Milva Ekonomi ka dhënë detaje të reja për pensionistët. Ajo thotë se qeveria ka...

Shkak procesi i vettingut, KPK merr vendimin për prokurorin e njohur

Procesi i vettingut vijon të pastrojë nga radhët e drejtësisë, prokurorë dhe gjyqtarë të cilët kanë probleme me ligjin. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK)...

Robert Berisha rrëfen planet për një dasmë të dytë

Së fundmi, Robert Berisha nuk është kursyer me detajet nga lidhja e tij më e re. Në një intervistë ai tregoi se si është njohur...

Qershia rrezikon të mbetet në pemë, mungesa e fuqisë punëtorë vë në vështirësi fermerët

Sektori i bujqësisë viteve të fundit po përballet me vështirësi sa i përket gjetjes së fuqisë puntore. Punonjësit në këtë sektor pakësohen çdo ditë, duke...

‘Euronews Travel’: Lugina e Thethit, vendi i përsosur për t’u çlodhur

Destinacionet në të gjithë Evropën po luftojnë kundër turizmit masiv. Nuk është për t’u habitur që shumë vizitorë po kërkojnë alternativa më pak të...

Lajme të tjera

Web TV