Tre ish-presidentët amerikanë dalin vullnetarë: Do e bëjmë vaksinën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre ish-presidentët Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton kanë shprehur gatishmërinë të marrin përpara kamerave vaksinën antiCovid menjëherë pasi ajo të marrë aprovimin e Administratës amerikane për Ushqime e Barna.

Ata shpresojnë që me këtë fushatë ndërgjegjësimi do të japin një mesazh të fortë te publiku amerikan dhe do të kthejnë besimin e tij për të bërë vaksinën anticovid.

Freddy Ford, kreu i stafit të Bush, deklaroi për Cnn se presidenti i 43- kishte kontaktuar Dr. Anthony Fauci – drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe eksperti kryesor i sëmundjeve infektive të vendit – dhe Dr. koordinatori i përgjigjes për koronavirusin e Shtëpisë së Bardhë, për të ofruar kontributin e tij në promovimin e vaksinës.

Ndërsa sekretari i shtypit të Clintonit tha për Cnn ditën e mërkurën se ish-presidenti do të ishte i gatshëm të merrte vaksinën në një mjedis publik për ta promovuar atë.

Presidenti Clinton patjetër do të marrë një vaksinë sa më shpejt që të jetë në dispozicion të tij, bazuar në përparësitë e përcaktuara nga zyrtarët e shëndetit publik. Dhe ai do ta bëjë atë në një mjedis publik nëse do të ndihmojë në nxitjen e të gjithë amerikanëve të bëjnë të njëjtën gjë”-tha Angel Urena .

Ndërkohë, Obama u shpreh se kishte besim në fjalët e Faucit, “Unë mund ta marr vaksinën në Tv, ose ta filmojë momentin e vaksinimin që njerëzit të shikojnë se unë i besoj kësaj shkence”, tha Obama./Fjala.al

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV