Kundërshtarët, legjendari polak, Boniek: Shqipëria, një ekip që na ka emocionuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Federatës Polake vlerëson ecurinë e kuqezinjve në 5 vitet e fundit. Ashtu sikundër trajneri i përfaqësueses, Jerzi Brzeçek, edhe Presidenti i Federatës Polake të Futbollit, Zgibniev Boniek, është shprehur i kënaqur me shortin e Eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”. Ky short e vuri skuadrën e ish-lojtarit të njohur të Polonisë në grupin I, përballë Anglisë, Hungarisë, Shqipërisë, Andorrës dhe San Marinos.

Dhe duke folur në një emision televiziv polak, Bonieku është shprehur fillimisht për përbërjen e grupit. “Është një grup përgjithësisht i kënaqshëm dhe nuk kemi arsye pse të qajmë e të vajtojmë, – ka deklaruar ai, duke vijuar: “Për mua, Anglia është favorite kryesore për biletën që të çon drejtpërdrejt në Botëror, çka nënkupton se ne duhet të kënaqemi realisht me vendin e dytë, që të çon në “play-off”.”

“Çdo renditje më poshtë do të ishte katastrofave, – ka vijuar polaku. – Megjithatë, unë besoj tek të papriturat dhe këtë shpresoj ndaj Anglisë.” Ndërkaq, kreu i organizimit që qeveris futbollin polak e ka vlerësuar lart Kombëtaren kuqezi. “Sa i përket Shqipërisë, ky është viti i 5-të që po na emocionojnë me debutimin e tyre shumë të mirë”, – ka deklaruar Bonieku.
“Pas debutimit të tyre në Evropianin “Francë 2016”, ata duken një skuadër optimiste, që beson më tepër tek vetvetja, – ka vijuar ai. – Megjithatë, kjo nuk do të thotë që duhet të shqetësohemi shumë, edhe ata kanë patur problemet e tyre në ndeshjet në grupe. Është e vërtetë që shumë prej lojtarëve të saj luajnë në Evropë, por e njëjta gjë vlen edhe për ne.”
Legjenda e futbollit polak përmendi edhe marrëdhënien e ngrohtë që ai ka me homologun e tij, presidentin e Federatës Shqiptare, Armand Duka, të cilin e vlerësoi për punën që ka bërë në këto vite.

Lexo edhe :  Duka: “Final 4 i shërben garës dhe konkurrencës, uroj të fitojë më i miri”

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Manchester City triumfon pastër ndaj Tottenhamit, titulli vendoset në javën e fundjt

Masnchester City, me një dorë në titullin kampion të radhës në Premier League. Citizens mposhtën 0-2 Tottenhamin në transfertë,...

Studim: Ilaçi për humbje peshe mund të zvogëlojë rrezikun e sulmit në zemër me 20%

Një injeksion për humbje peshe mund të zvogëlojë rrezikun e sulmeve në zemër me 20%. Personat që morën medikamentin semaglutide kishin një rrezik 20%...

Nuk kryenin detyrën sipas kontratës, merren masa ndaj dy mjekëve toksikologë

Dy toksikologët e Klinikës së Biokimisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Pëllumb Islami dhe Demush Bajraktari, do të zhvendosen prej aty, pas raportimit...

Takimi Putin-Xi/ Lufta në Ukrainë në qendër të bisedimeve mes dy liderëve

Gjatë vizitës së presidentit rus në Kinë (16-17 maj), Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime me homologun e tij kinez Xi Jinping mbi bashkëpunimin...

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagosen 3 anëtarët e familjes

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në “Rrugën e Kombit” në afërsi të degëzimit të Rrëshenit. Një automjet tip “Fuoristradë” është batuar teksa ka...

Lajme të tjera

Web TV