Ndeshja me Kosovën për botëror/ Ministrja e Spanjës: Nuk e njohim si shtet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Jashtme e Spanjës, Arancha González Laya ka reaguar pas shortit do të përballet në kualifikueset e botërorit 2022 me Kosovën, por që nuk e njeh si shtet të pavarur.

Arancha González Laya ka konfirmuar se Spanja nuk e njeh ende Kosovën si shtet të pavarur, por kjo s’do të thotë se nuk do të luajë me të.

Ajo garanton se ndeshjet do të luhen sipas rregullave të vendosura nga FIFA, dhe duhet të punohet që tani për të gjetur zgjidhjen se si dhe ku do të luhen dy sfidat.

“Këtu po luajmë sipas rregullave të FIFA. Spanja padyshim që nuk e njeh Kosovën si një shtet të pavarur, por kjo nuk do të thotë që Spanja nuk merr pjesë në turne në të cilat merr pjesë Kosova”, tha ajo.

Duket se Spanja do të negociojë me FIFA-n për ndeshjet me Kosovën në mënyrë që të respektohen vendimet politike dhe sportive.

“Tani, për të vendosur se cilat do të jenë modalitetet e ndeshjeve midis Spanjës dhe Kosovës, dhe unë gjithashtu insistoj Greqinë dhe Kosovën, ne do të negociojmë ose diskutojmë me FIFA siç bëjmë gjithmonë, sipas rregullave të futbollit dhe të drejtat ndërkombëtare’’– theksoi ministrja spanjolle.

Sipas rregullit të FIFA-s, përfaqësueset që nuk duan të presin Kosovën në ‘shtëpitë’ e tyre, mund t’i luajnë në territore neutrale siç bëri Moldavia në Ligën e Kombeve, por vetëm duke e negociuar më parë edhe me vetë Kosovën. Në Ligën e Kombeve, Kosova gjithashtu u përball edhe me Greqinë, por helenët pranuan që ndeshja me dardanët të luhej në Athinë edhe pse nuk e njohin si shtet të pavarur.

Lexo edhe :  Kategoria Superiore/ Hidhet shorti i “Final Four”, ja gara drejt titullit kampion

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV