Sërish luftime në Nagorno Karabak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ushtria ruse të shtunën raportoi një shkelje të armëpushimit që i dha fund konfliktit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë për rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.

“Një rast i shkeljes së armëpushimit u raportua më 11 dhjetor në rrethin Hadrut”, tha një deklaratë nga ministria ruse e Mbrojtjes, e cila ka vendosur paqeruajtës në rajon.

Ushtria armene njoftoi se dy fshatra që janë nën kontrollin e Karabakut janë sulmuar nga ana e Azerbajxhanit. Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se ishin marrë “kundërmasa të duhura” kundër “provokimeve” nga pala tjetër, por shtoi se armëpushimi “aktualisht po respektohej”.

Një zëdhënës i forcave paqeruajtëse ruse konfirmoi “shkëmbimin e zjarrit me armë automatike”, duke i thënë agjencisë Ria Novosti se kërkesat për të respektuar armëpushimin u ishin dërguar të dyja palëve.

Më herët gjatë ditës, forcat e Karabakut njoftuan se tre luftëtarë të tyre ishin plagosur në një sulm nga forcat Azerbajxhanase.

Gjashtë javë luftime në Nagorno Karabak, të cilat lanë mijëra të vdekur në të dy palët, përfunduan me një shkatërrim për ushtrinë armene.

Marrëveshja e armëpushimit sponsorizuar nga Moska, në nëntor, i dha Azerbajxhanit fitimet territoriale dhe lejoi që rreth 2.000 paqeruajtës rusë të vendosen në rajon.

Rajoni i Nagorno-Karabakut njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, mirëpo arment etnikë përbënin pjesën më të madhe të popullsisë atje dhe refuzonin rregullin azerbajxhanas.

Ata kanë udhëhequr çështjet e tyre vetë, me mbështetje të Armenisë, prej kur trupat e Azerbajxhanit dhe civilët etnikë të këtij shteti janë larguar nga rajoni, në luftën që ka përfunduar me armëpushim më 1994./rel

Të fundit

BE miraton Planin e Rritjes për Ballkanin: Dy pagesa vjetore, në varësi të kushteve

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar Planin e Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, një instrument i ri për...

Motra e Almës: Erdgysi hante dreka të shtrenjta me të dashurën, fëmijëve u mungonte buka

Motra e Alma Arrizit, në një intervistë për “Breaking” në Top Neës, foli për problemet që motra e saj po përballej kohët e fundit,...

Dyshohet se shkaktoi vetëvrasjen e gruas dhe 3 fëmijëve, burg për Ergys Arrazin

Gjykata e Shkodrës ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat për Ergys Arrazin. Ai akuzohet...

Dominimi i dy markave: Cilët janë telefonat më të shitur në botë

Lista e 10 modeleve të smartfonëve më të shitur globalisht në tremujorin e parë të 2024 dominohet nga produktet Apple dhe Samsung, sipas raportit...

“Mesazhe ofenduese dhe tradhti”, çfarë u gjet në celularin e Erdgys Arrazit?

Prokuroria e Shkodrës ka zbuluar mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit, Erdgys Arrazi. Në studion e “Dita jonë” gazetari ...

Lajme të tjera

Web TV