Nga prodhimi i vaksinës deri të miratimi, ‘truri’ i BioNtech tregon si e gjeti kurën kundër Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia e Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara, ka dhënë autorizimin për përdorimin emergjent të vaksinës së Pfizer dhe BioNtech gjatë ditës së sotme.

Dy dozat e vaksinës fillimisht kanë marrë autorizimin nga Shtetet e Bashkuara, edhe pse edhe vaksina e Moderna kundër coronavirusit sipas të gjitha gjasave do të marrë lejen për përdorim nga FDA gjatë këtij muaji, shkruan Business Insider.

Pas shumë muajve testime, vaksina është konstatuar se është 95 për qind efektive në parandalimin e COVID-19, dhe këtë e kanë treguar edhe testimet në masë të madhe.

Procesi i zhvillimit të vaksinës ishte shumë i shpejtë sa që asnjë vaksinë tjetër në histori të njerëzimit nuk është krijuar dhe prodhuar në fabrikë me një shpejtësi të tillë. Vaksina që para kësaj konsiderohej si më e shpejta që është zhvilluar ndonjëherë, kishte kërkuar hiq më pak se katër vite punë të palodhshme.

Bashkëthemeluesi i BioNtech, Ugur Sahin, ka dizajnuar vaksinën brenda pak orëve në janar, sipas Wall Street Journal. Në anën tjetër zëdhënësi i BioNtech, ka konfirmuar për Business Insider që Sahin – që themeloi kompaninë me gruan e tij Ozlem Tureci, “mori një vendim të vështirë kur dizajnoi vaksinën gjatë fundjavës”.

Arsyeja që dy kandidatët arritën ta dizajnojnë kaq shpejtë vaksinën, është fakti që ata mbështeten shumë në teknologjinë që e përdorin: RNA apo mRNA. FDA kurrë më parë nuk kishte aprovuar vaksinën e bazuar në trajtimin e mRNA-së.

Por tani kjo agjenci ka miratuar përdorimin e vaksinës së Pfizer dhe BioNtech, ku më pas pritet të ndodhë miratimi edhe i vaksinës së Moderna ku mRNA mund të vë standarde të reja në këtë industri.

Lexo edhe :  Video/ Kaos në Gaza, depoja ushqimore sulmohet nga turma e uritur, katër viktima

RNA-ja është material gjenetik që i tregon qelizave të prodhojnë proteina. Vaksina kandidate e Pfizer kundër COVID-19, funksionon duke injektuar një pjesë të vogël të mRNA-së së coronavirusit në trupin e njeriut.

Kodet e RNA-së për virusin nxitin prodhimin e proteinave, që ndihmojnë të sulmojnë dhe pushtojnë qelizat e infektuara. Në këtë mënyrë edhe antitrupat fusin në cak qelizat e infektuara dhe i neutralizojnë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

SHKK FED invest mban Asamblenë e Përgjithshme Vjetorete XII-të,2025

  Më datë 31 Maj 2025, ne ambjentet e Hotel “Hilton Garden”në Tiranë, në një atmosferë entuziaste dhe me pjesëmarrje...

Negociata të reja në Turqi për luftën në Ukrainë?

Pavarësisht mungesës së dakordimit nga Kievi, Rusia planifikon të dërgojë një delegacion në Stamboll për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë. Delegacioni do...

Prerja e kokës, si mori fund regjimi i terrorit me Gjykatën e Revolucionit

Paris 31 Maj 1795 Në mbrëmjen e 31 majit 1795, në një Paris që ende mbante plagët e hapura të një revolucioni të përgjakshëm,...

Zbulohet motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid-it: Njihuni me Aydan Nix

Supermodelet e njohura Gigi dhe Bella Hadid së fundmi kanë konfirmuar se kanë një motër 23-vjeçare, Aydan Nix. Ato zbuluan se Aydan është rezultat...

Biden me kancer, Trump i pamëshirshëm: Nuk më vjen keq për të

Ish-presidenti Donald Trump deklaroi të premten se nuk duhet të ndihen “shumë keq” për presidentin Joe Biden, i cili njoftoi diagnostikimin me kancer më...

Lajme të tjera

Web TV