Pas afro 4 vjetësh Shqipëria ka Gjykatë Kushtetuese funksionale. Këtë lajm e bëri të ditur sot Klotilda Ferhati deputete e Partisë Socialiste por edhe sekretare e Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, administratës dhe të drejtat e njeriut. Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Ferhati deklaroi:
-Me mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, do mbaheni mend në histori.
-Sot Kuvendi emëroi anëtarin e fundit që i duhej Gjykatës Kushtetuese dhe besoj se Gjykata Kushtetuese tashmë është funksionale. Duhet të jenë 6 anëtarë për të patur kurumin e nevojshëm.
-Dhe kur zyrtarizohet kjo?
-Në momentin që bëhen gjashtë, ata janë gati si kurum për të filluar vendimmarrjet e të gjitha llojeve.
-Pra, ajo që ka deklaruar ambasadorja amerikane Yuri Kim se brenda dhjetorit duhet të krijohej Gjykata Kushtetuese, ne jemi ok?
-Unë mendoj se ne ja arrijmë duke qenë se edhe presidenti emëron një anëtar që e ka në kompetencë të vetën. Brenda dhjetorit ne e arrijmë faktin e bërjes funksionale të Gjykatës Kushtetuese. /Fjala.al/Ke.Ba