Antitrupat e Covid, mjeku Alimehmeti: Së paku qëndrojnë tetë muaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse kemi kaluar Covid-19 për sa kohë jemi të imunizuar?! Kjo është pyetja që vazhdon të mundojë ata që kaluan rishtazi virusin e shumë të tjerë që përballen me rrezikun.

Studimi më i fundit që ka zgjatur për 241 ditë, ose tetë muaj, ka vërtetuar që përgjatë gjithë kësaj kohe, personat e marrë në studim për antitrupat. Lajmin e mirë e jep mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti.

Ne mund ta injorojmë natyrën, por megjithatë jemi pjesë e saj dhe ajo nuk mban mëri. As nuk harron. Kështu ndodhi edhe me debatin mbi kohëzgjatjen e imunitetit kundër Sars Cov-2, te personat që e kalojnë atë. Mirëpo natyra bën punën e saj, pavarësisht nga paaftësia jonë për të njohur, kuptuar, tejçuar dhe kujtuar mësimet e saj! Ne mund të harrojmë, por natyra kujton. Kështu vepron edhe sistemi ynë imunitar. Kujton!”, shkruan eksperti i shëndetit publik në një postim të gjatë në rrjetet sociale, duke e mbështetur paragrafin e mësipërm me studimin më të fundit, rezultatet e të cilit dolën dy ditë më parë në prestigjiozen “Science Immunology”.

Në studimin e freskët nga shtypi, autorët e institucioneve të shquara kërkimore australiane demonstrojnë qartësisht se të gjithë individët krijojnë qeliza B kujtese kundër Sarscov-2. Qelizat B të kujtesës ishin të pranishme deri në fund të studimit (242 ditë)”.

Sipas Alimehmetit, ky është studimi më i gjatë i zhvillimit dhe qëndrueshmërisë së imunitetit kujtesë deri më sot, pasi vetë pandemia ka zgjatur rreth dhjetë muaj deri më sot dhe autorët kanë studiuar ecurinë e imunitetit për tetë muaj deri tani. Kjo gjetje, për numrin 2 të Fakultetit të Mjekësisë, është lajm shumë i mirë, veçanërisht për personat që e kanë kaluar infeksionin në mënyrë natyrore, i cili mund të jetë edhe sinjal pozitiv për programin e vaksinimit.

Lexo edhe :  Kryetarja e Bashkisë Lushnje Eriselda Sefa del nga SPAK, ja çështja për të cilën u pyet

Pra, ne, miqtë e mi mund të mos e njohim plotësisht apo të zgjedhim ta harrojmë natyrën, por kjo e fundit na njeh mirë dhe kujton… kujton gjithmonë”, citon Alimehmeti duke kujtuar rrjedhën e debateve në këto muaj mbi kohëzgjatjen e imunitetit te personat që e kalojnë virusin.

Sipas tij, e gjithë biseda u fokusua në mënyrë të mysët vetëm mbi praninë dhe nivelin e antitrupave qarkullues “IgM” dhe “IgG”, interesi iu kushtua kohëzgjatjes së pranisë së tyre në gjak, çka solli panik që ky nivel binte pas disa muajsh.

E gjitha kjo, duke harruar dhe lënë pas mënyrën se si funksionojnë mekanizmat imunitarë. Studimi foli ndryshe. Në gjithë kohëzgjatjen e tij, sistemi imunitar e njohu virusin.

Në kushtet kur nuk jemi në gjendje të masim imunitetin, sipas mjekut, mohuam vetë atë, duke e zeruar. Por këtë gjë nuk e bëri natyra, “pavarësisht nga natyra jonë për të njohur, kuptuar, tejçuar dhe kujtuar mësimet e saj”, nënvizon Alimehmeti.

Të fundit

Mitsotakis propozon emrin për Presidentin e ri të Greqisë

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka propozuar kreun e Parlamentit, Konstantinos Tasoulas si kandidat për President të Republikës. Votimi për...

Anulohet televotimi/ E gjithë shtëpia në nominim, kush do të largohet të shtunën?

Në mbrëmjen e djeshme, Zarfi i Zi i hapur në shtëpinë e “Big Brother” vendosi që tre banorë – G Bani, Jozi dhe Amber...

Ulja e çmimit të energjisë, OSHEE: Familjet kursejnë deri në 100 euro në vit

Duke nisur nga 1 shkurti 2025 qytetarët do të paguajnë një çmim më të ulët të energjisë elektrike me 8.5 lekë kWh. Po si...

Si asnjëherë më parë/ Ledion Lico ‘shpërthen’ në ofendime ndaj banorit të BBVA

Prime i mbremjes se sotme nisi me videon e bujshme te Loredanes dhe Jozit qe qarkulloi ne rrjet. Ne kete video shfaqet Jozi ku tenton...

76% e shqiptarëve mbështesin SPAK, Vangjeli: “Karamelja” e hidhur e 9 viteve më parë

Instituti Ndërkombëtar Republikan ka publikuar Anketën Kombëtare për Shqipërinë për drejtësinë, partitë politikë, qeverinë dhe liderët. Në të dhënat e nxjerra nga 1200 të...

Lajme të tjera

Web TV