Pandemia/Sigurohet vaksina për Ballkanin Perëndimor, KiE jep 70 mln euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Komisioni Europian i ka dhënë dritë jeshile Shqipërisë dhe vendeve të tjera që janë jashtë Bashkimit Europian që të blejnë vaksinën anticovid19 duke i akorduar një shumë të madhe. Me këtë shumë Shqipëria mund të blejë vaksinën edhe të mos presë tepricat nga vendet e BE-së.

Kështu, Komisioni Europian i vjen në ndihmë Ballkanit Perëndimor duke miratuar një paketë 70 milionë euro për aksesim të shpejtë në vaksinën ndaj COVID-19. Në këtë kohë kur sigurimi i vaksinësh po bëhet pak i vështirë për shkak se po hidhen shumë pak në treg, KiE ka hapur një rrugë.

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi thotë se Ballkani Perëndimor është partner i privilegjuar i BE dhe do të vijohet në këtë frymë edhe me vaksinat. Ai thotë se po ndërmerren hapa që sa më shpejt në vendet e Ballkanit Perëndimor të nisë vaksinimi për stafet kritike dhe grupet më të riskuara ndaj COVID-19.

Në bazë të kësaj pakete, 70 milionë eurot do përdoren që vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë mundësinë e aksesit për vaksinën nëpërmjet vendeve të BE-së të cilat tashmë e kanë siguruar të gjitha dhe kanë filluar prej ditës së dielë të vaksinojnë masivisht pupullatën europiane.

Theksohet se kjo paketë është e gjitha në formë grantesh për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria. “Gjatë gjithë pandemisë, BE-ja ka treguar që ne e trajtojmë Ballkanin Perëndimor si partnerë të privilegjuar. Ne vazhdojmë të veprojmë në këtë frymë edhe në rastin e vaksinave, duke ndërmarrë hapa për të mundësuar një fillim të shpejtë të fushatave të vaksinimit për stafin kritik dhe grupet më të prekshme në rajon herët. Vaksinimi i shpejtë do të jetë vendimtar në përfundimin e pandemisë dhe fillimin e rimëkëmbjes socio-ekonomike të Ballkanit Perëndimor.“,  tha Varhelyi.

Paketa do të shpërndahet në formën e granteve që do të ndihmojnë në mbulimin e kostos së vaksinave për grupet prioritare në rajon, si dhe pajisjet e nevojshme të vaksinimit. Kjo do t’i mundësojë Ballkanit Perëndimor të blejë një numër vaksinash nga Marrëveshjet e Blerjes së Advancës së BE me gjashtë prodhues, me Shtetet Anëtare të BE që ndajnë një pjesë të dozave të tyre të para-alokuara. Me marrjen e kësaj shifre, Shqipëria nuk do të jetë në pritje të vaksinës që do të teprojë nga vendet e Bashkimit Europian por mund të sigurojë blerjen tek prodhuesit. Dje i është ofruar edhe Rusia Shqipërisë për të blerë vaksinën e tyre.

Lexo edhe :  Çani: Shqipëria është Turqi e dytë, ja pse nuk bëhet shaka me Ramën

Shqipëria është ende në pritje të vaksinën në muajt e parë të vitit 2021, ndërkohë që pothuaj të gjitha vendet e Bashkimit Europian kanë filluar vaksinimin. Përjashtohet Serbia, e cila edhe pse nuk është vend i Bashkimit Europian ka filluar vaksinimin e popullatës së saj duke vaksinuar edhe vende që i ka nën juridiksionin e vetë në Kosovë. Kryeministri Rama është zotuar se brenda muajve të parë të vitit që vjen të fillojë vaksinimi masiv në ambientet e Stadiumit “Air Albania”. Sipas Ramës Ministria e Shëndetësisë po merr të gjitha masat për tu bërë vaksnimi atz pasi është ambient i hapur edhe mund të kontrollohet më mirë distanca anticovid. Edhe pse Rama ka shprehur siguri për ta siguruar ai tha se do të lypë vaksina ku të mundet për të bërë të mundur vaksnimin e shqiptarëve.

Hoti: Varhelyi-n më siguroi se vaksina do arrijë në Kosovë në të njëjtën kohë me Shqipërinë

Kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti zhvilloi dje një bisedë telefonike me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi. Zyra e Kryeministrit bën me dije se në këtë bisedë telefonike është diskutuar për zhvillimet politike në vend, si dhe situatën me pandeminë COVID-19.

“Kryeministri Hoti e ka siguruar z. Varhelyi, se Kosova do të vazhdojë të ketë stabilitet institucional dhe fiskal, do ta trajtojë me prioritet menaxhimin e pandemisë Covid-19 dhe do t’i kryej të gjitha obligimet që dalin karshi procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.

Ndërsa sa i përket sigurimit të vaksinës kundër COVID-19, Varhelyi ka siguruar Hotin se një sasi e saj do të arrijnë në Kosovë në të njejtën kohë sikurse në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. “Të dy bashkëbiseduesit ngritën shqetësimin për hyrjen ilegale të vaksinës kundër Covid-19 në Kosovë, pa procedura të rregullta të importit apo donacionit për produkte medicinale, për të cilat nuk dihet as origjina.

Kjo sjellje e Republikës së Serbisë u konsiderua e papranueshme dhe institucionet e Kosovës  kanë inicuar veprimet e nevojshme ligjore ndaj personave të përfshirë në këto veprime”, thuhet tutje në njoftim.

Të fundit

Dielli lëshon valën magnetike, më e madhja e zjarrtë në afro një dekadë

Administrata Kombëtare për Oqeanet dhe Atmosferën, NOAA, thotë se dielli lëshoi të martën valën më të madhe të flakës...

Deklaratat e Vulin për takimin e Ramës në Athinë/ MEPJ thërret ambasadorin e Serbisë

MEPJ ka thirrur ambasadorin serb, ku kërkohen sqarime për deklaratat e zv. Kryeministrit, Aleksandër Vulin, i cili tha se “vetëm bota serbe e ndal...

Pakt i migracionit, ja cilat janë të rejat nga politika europiane e azilit

Diskutimet zgjatën për vite me radhë dhe tani vendet anëtare të BE i vunë vulën një pakete ligjore që pritet të ashpërsojë procesin e...

Foto prekëse/ Familja e policit të vrarë duarlidhur, i japin forcë njëri tjetrit!

Kishin vetëm një muaj që ishte martuar me efektivin e Shqiponjave. Ishin të rinj. Kishin thurur shumë plane bashkë për të ndërtuar jetën por...

Paralajmërimi i FMN: Inteligjenca artificiale do të godasë tregun e punës ‘si një cunami’

Përparimi i inteligjencës artificiale do të godasë tregun global të punës “si një cunami”, paralajmëroi shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Brenda dy viteve të...

Lajme të tjera

Web TV