Kjo është makina e parë shqiptare: Një “përbindësh” luksoz me 840 kuaj fuqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Së shpejti, tregu i automobilëve luksozë mund të ketë një makinë të projektuar nga një kompani shqiptare. Kompania “Arrera Automobili”, në pronësi të një shqiptari planifikon të fusë në prodhim super veturën të quajtur Illyrian Pure Sport, e cila pritet të ketë një motor të madh me një fuqi prej 840 kuaj fuqi.

“Pure Sport është dizajnuar nga i njëjti dizajner që ka dizajnuar Porsche 9RE, pikërisht Qendrim Thaçi. Tani, përmes kompanisë së tij Arrera Automobili, Thaçi dëshiron ta bëjë Pure Sport makinën e parë shqiptare”, tha Arrera Automobili në një postim në Facebook.

Sipas “Forbes.it“, 28-vjeçari Thaçi ka lindur në Kosovë dhe tani jeton në Gjermani.

Ai ka hartuar idenë e tij për një pasardhës të Porsche 918 Spyder.

Në një intervistë me portalin automobilistik Motor1, Thaçi zbuloi se ai tashmë ka mbledhur një ekip inxhinierësh dhe dizajnerësh.

Supermakina e re Illyrian Pure Sport do të mundësohet nga një motor 6.2 litërsh LT2 V8, me një fuqi 840 kuaj.

Shpejtësia maksimale pritet të arrijë në 375 kilometra në orë.

Arrera Automobili ndjek një startup tjetër nga rajoni, Rimac Automobile të Kroacisë, një prodhues i hiper makinave elektrike që ka tërhequr vëmendjen e prodhuesve të makinave sportive luksoze që po kërkojnë të përshtaten me të ardhmen elektrike të industrisë.

Të fundit

Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë, sipas një studimi

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa...

Zvicra fiton konkursin e këngës në Eurovizion pas finales së madhe të diskutueshme

Nemo ka fituar konkursin e 68-të të këngës me The Code, pas një konkursi të ashpër të lënë në hije nga protestat për përfshirjen...

Jo, Donald Trump, ekonomia e Bidenit nuk është si ajo e Gjermanisë së Weimarit

Nga Peter Coy Në një tubim të 1 majit në Waukesha, Wis., Donald Trump tha se kur ishte president "ne nuk kishim inflacion" dhe se...

Epika trimërore e Zhulatit dhe prijësi Mersin Gjoçaj

Nga Çerçiz Loloçi Libri i Fitim Çaushit kushtuar epikës heroike të Zhulatit në Gjirokastër është një kontribut i ndjeshëm në vargun e botimeve të tjera...

BE tregon vijën e kuqe: Mos e prekni Drejtësinë

Rezoluta e Partisë Socialiste për një komision të posaçëm anti-korrupsion, shihet me dyshim nga BE e cila edhe pse pranon çdo nismë për fuqizimin...

Lajme të tjera

Web TV