Skandali me sanitaren, reagon Shoqata e Infermierëve: Dënojmë aktin e korrupsionit në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka reaguar pas skandalit tek spitali COVID2. Shoqata e Infermierëve dënon aktin e korrupsionit të ndodhur në Spitalin “Shefqet Ndroqi” nën emrin e përdorur të Infermierit. Ajo kërkon hetimin e plotë nga prokuroria dhe madje dosjet e personelit.

Duke qenë se nuk është i pari rast që persona të ndryshëm bëjnë akte të tilla dhe kudo njolloset emri i Infermierëve duhet të jenë të dënueshëm. Shoqata e Infermierëve i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Prokurorisë dhe çdo institucioni përgjegjës që të hetojë rastin deri në fund duke nxjerr të gjithë të përfshirët në këtë rast korruptiv me pasojë vdekjen e pacientes. Pavarësisht titujve dhe pozicioneve që kanë personat e përfshirë përpara drejtësisë dhe ligjit të gjithë duhet të jenë të barabartë.

Gjithashtu duhen hetuar dhe të gjithë dosjet e personelit që ushtron profesionin sa të rregullt janë ligjërisht në ushtrimin e profesionit të tyre pasi prej kohësh kemi bërë thirrje që të verifikohen dosjet e Infermierëve pasi një numër i konsiderueshëm e ushtrojnë profesionin në shkelje si: pa lejen e ushtrimit të profesionit ose pa kualifikimet e duhura, persona që nuk plotësojnë kriteret për të qenë në një pozicion, por për shkak të shumë arsyeve ato janë në atë pozicion dhe kanë sjell dëmtim të sistemit”, deklaron Shoqata e Infermierëve.

Më tej kërkohet hetim i drejtë dhe transparent të gjithë personelit dhe punës së bërë në të gjithë spitalet COVID dhe për të gjithë personat në pozita drejtuese pasi asnjë veprim i asnjë personeli nuk bëhet pa vënë në dijeni shefin apo kryeinfermierin e çdo pavijoni ku punon, kjo hedh hije dyshimi që në këto kohë fatkeqësisht nga heronj janë kthyer në vrasës të pacientëve.

Lexo edhe :  Xhaferri për rezultatin e 11 majit: PD do ankohet për zgjedhjet në SHBA

Jo të gjithë duhen futur në një thes, por të përlyerit në këto lloj korrupsionesh që kanë pasojë jetën e pacientit duhen dënuar dhe të bëhen shembuj për në vazhdim. Korrupsionin në çfarëdo lloj forme nuk e justifikon as lodhja, as stresi, as pagat e ulëta, asgjë tjetër.
Duke shpresuar që hetimet e kësaj çështje dhe e çdo denoncimi tjetër të bërë si për humbjet e jetëve të pacientëve kohë më parë dhe e rasteve të korrupsionit të zbardhen deri në fund.

Shoqata e Infermierëve distancohet nga çdo lloj rasti të tillë ku profesionistë janë të përfshirë në afera të tilla, por qëndron fort në krah të çdo profesionisti të ndershëm që mundohen që nën emrin e tyre apo të infermierëve të përbaltin figurën dhe punën e infermierëve që në çdo kohë janë të parët në frontin e parë për t’u shërbyer pacientëve dhe jo politikës, shefave, koordinatorëve, administratorëve apo kryeinfermierëve. Pasi betimi që çdo profesionist ka bërë është bërë për t’i shërbyer pacientit e askujt tjetër”, deklaron Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV