Mjekja amerikane: Mushkëritë e pacientëve që kanë kaluar Covid-19, më të dëmtuara se të duhanpirësve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ndër organet që prek koronavirusi dhe lë pasoja të rënda pacientët janë mushkëritë. Një kirurge ka zbuluar se mushkëritë e personave që kanë kaluar Covid-19 janë shumë herë më të dëmtuara se të atyre që janë duhanpirës.

Mjekja Brittany Bankehead-Kendall ka trajtuar mijëra pacientë që kur shpërtheu pandemia në muajin mars në Teksas. Ajo thotë se mushkëritë e duhanpirësve janë të dëmtuara, por të pacientëve që kanë kaluar koronavirusin janë “thuajse të bardha”, gjë që tregon se ka mungesë të kalimit të ajrit në organe.

“Unë nuk e di kush ka nevojë ta dëgjojë këtë, por mushkëritë pas Covid-19 duken shumë herë më keq se mushkëritë e duhanpirësit më të ‘tmerrshëm’ që kemi parë ndonjëherë. Ato bllokohen dhe më pas mpiksen, më pas shkaktohet vështirësi në frymëmarrje e kështu…”, shkroi ajo në një postim në Twitter dhe i referohej grafive të mushkërive që kanë kryer pacientët.

Në një intervistë për CBS-DFW theksoi se shumë ekspertë kujdesen për nivelin e vdekshmërisë dhe jo për efektet e rënda që lë koronavirusit tek pacientët që i mbijetojnë sëmundjes.

“Të gjithë janë aq shumë të shqetësuar për nivelin e vdekshmërisë së koronavirusit dhe kjo është e tmerrshme. Për të gjithë personat që kanë mbijetuar, ky mbetet një problem”, tha mjekja.

Shpesh herë, koronavirusi shkakton probleme me pneumoninë, e cila ndodh kur mushkëritë mbushen me lëng. Ndërsa qeset e ajrit mbushen me lëng, ato nuk janë në gjendje të marrin shumë oksigjen, gjë që çon në simptoma të tilla si kollitja dhe therja. Studimet kanë gjetur gjithashtu dëmtime të qelizave epiteliale, të cilat bllokojnë rrugët e frymëmarrjes nga hunda në mushkëri, të pacientëve me koronavirus.

Të fundit

VIDEO/ Roma ngec sërish në “Olimpico” ndaj Juventusit, “buzëqesh” Atalanta

Roma dhe Juventusi ndanë pikët në takimin e luajtur në “Olimpico” në kuadër të javës së 35-të të Serisë...

Futbolli në zi! Ndahet nga jeta trajneri i njohur (Emri)

Bota e futbollit në zi! Cesar Menotti, ish-trajneri kampion bote me Argjentinën në vitin 1978, është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare. Menoti udhëhoqi kombëtaren...

“Një djalë nga Amerika më shkruan”/ Ledjona: Dua një mashkull mos ketë lekë

Ish-banorja e BBV3 Ledjona e ftuar në një emision televiziv ka treguar se është beqare dhe shpreson që të mos zgjasë edhe shumë. Ajo tregon...

Martesë apo karrierë? Çfarë zgjidhni sipas shenjës tuaj të horoskopit

Një nga dilemat më të mëdha është ajo mes punës dhe jetës personale. Pothuajse të gjithë njerëzit, qoftë edhe për një kohë të shkurtër...

‘Lija rrogën në bixhoz’, shkrimitari i njohur rrëfen dramën e jetës

Ylljet Aliçka, romancier, diplomat dhe skenarist, ka rrëfyer në emisionin “Interview” në Euronews Albania, detaje nga jeta e tij si mësues para se të...

Lajme të tjera

Web TV