Zgjedhjet e 25 prillit/ Kambana e ambasadores Kim: Mos blini e manipuloni votën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim tha se Sekretari i Shtetit ka përcaktuar individë për korrupsion madhor dhe KQZ duhet të punojë për të parandaluar deformimin e vullnetit të qytetarëve. Çfarë fshihet pas deklaratës së fortë të Kim dhe tentativa e diplomacisë amerikane për të “frenuar” klasën politike shqiptare në prag zgjedhjesh. 

Nga Fernada Cenko

Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë thirrje të parandalohet blerja dhe manipulimi i votës. Në çdo zgjedhje përfaqësia e SHBA-së në Shqipëri ka kërkuar që politika të mbajë duart larg nga blerja e votave dhe të sigurohen zgjdhje të lira dhe të ndershme. Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka qenë dje në një takim me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi.

Takimi është zbardhur nga Ambasada Amerikane ku i kërkohet Komsionit Qendror të Zgjedhjeve të parandalojë shkeljet për blerjen dhe manupilimin e votave. Sipas ambasadës politika duhet të jetë më e ndershme. Ambasadorja amerikane i ka kërkuar kreut të KQZ të marrin të gjitha masat për të parandaluar blerjen e votave dhe manipulimin, si dhe ka përmendur se Sekretari Amerikan i Shtetit ka përcaktuar publikisht individë të caktuar për korrupsion madhor. Këto përcaktime mbeten në fuqi.

“Ajo nënvizoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përmbushjen e kërkesave të popullit shqiptar për politikë më të pastër, duke filluar nga politikanë më të pastër. Në këtë drejtim, ajo përmendi se Sekretari Amerikan i Shtetit ka përcaktuar publikisht individë të caktuar për korrupsion madhor. Këto përcaktime mbeten në fuqi. Ata ranë dakord që KQZ-ja duhet të marrë të gjitha masat e mundshme, jo vetëm për të mundësuar ndjekjen penale të shkeljeve, por së pari për t’i parandaluar shkeljet, përfshirë duke zbatuar masa për të parandaluar blerjen e votave dhe manipulimin e votave.

Shtetet e Bashkuara mbeten një mbështetës i palëkundur i Shqipërisë dhe popullit shqiptar ndërsa ata punojnë për një demokraci më të mirë, udhëheqës më të mirë dhe një të ardhme më të mirë”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Në fokus të këtij takimi kanë qenë zgjedhjet e 25 prillit, ku në statusin e ambasadës thuhet se ambasadorja Kim ka nënvizuar nevojën për të zbatuar në kohë dhe mënyrë efikase identifikimit biometrik dhe masa të tjerë të nevojshme. Duke kujtuar letrën e saj të 31 gushtit drejtuar Kryetarëve të Partive, ajo kujtoi KQZ-në për përgjegjësinë e saj për t’u siguruar që kandidatët të jenë në përputhje me ligjin shqiptar.

Celibashi i jep rëndësi anës teknike të procesit

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi pas takimit me ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim reagoi duke venë theksin në çështjet teknike, që sipas tij janë të rëndësishme për mbarëvajtjen e procesit. Ka qenë vetë Celibashi ai që ka nxjerrë detaje nga takimi me diplomaten amerikane, ndërsa theksoi se prezantuan ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e 25 prillit.

Lexo edhe :  ‘Ishte zaptuar me ndërtime’/ Parku i Liqenit të Farkës, një mushkëri e dytë për Tiranën

“Identifikimi biometrik, votimi elektronik, lista e zgjedhësve, dokumetet e identifikimit, dekriminalizimi, masat për parandalimin e shitblerjes së votës & mashtrimit në zgjedhje, patën fokusin e diskutimit me Ambasadoren e SHBA, Yuri Kim në takim e djeshëm në KQZ. Së bashku me Nënkomisioneren Pleniku prezantuam ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Krijimi i besimit të të gjithë aktorëve në integritetin e procesit zgjedhor, sfidë për KQZ.”, tha Celibashi. Për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare pritet të aplikohet identifikimi elektronik i zgjedhesve, e cila bën të mundur që të mos ketë votime nga persona të tjerë.

Astrit Patozi i vendosur: Nuk bashkoj listën me Bashën

Në këto zgjedhje duket se ish- deputetët e PD-së që kanë dalë më vehte me një logo partie nuk kanë ndërmend të bashkojnë listën e tyre për deputetet me PD-në. Edhe pse Basha zbuti tonet ndaj partive të reja të krijuara nga të larguarit e Partisë Demokratike, duket se Astrit Patozit nuk ka lëvizur nga qëndrimi për mos u përfshirë në koalicion me opozitën.

Ai e sheh si të pamundur bashkëpunim me Lulzim Bashën, pasi sipas tij i ndan vizioni dhe qëllimi. “Ne gjykojmë që me zotin Basha na ndan së pari vizioni që kemi për politikën dhe e dyta qëllimi”, tha Patozi. Tentativat për arritjen e paktit për listë unike mes Bashës dhe aleatëve të tij tradicionalë, koordinatori i Bindjes Demokratike i sheh thjesht si pazar për vende të sigurta në listë.

“Po vazhdojnë pazarin e tyre për të gjetur hapësira të sigurta në listë, që është një shëmti, në rrafshin estetik, jo më në rrafshin moral e politik, sepse tregon që për ata nuk ka ndryshuar asgjë”, tha Patozi. Për këtë arsye i vetmi koalicion që mund të ndërtojë është ai me partitë e reja që kanë të njëjtën kauzë, sjelljen e ndryshimit dhe jo rotacionin. “Me Topallin, është nevoja dhe kauza e përbashkët që ne kemi për të dalë në një listë dhe besoj do e arrijmë qëllimin. Ne e duam Shqipërinë më demokratike, më të drejtë dhe më të pakorruptuar”, tha Patozi.

Patozi nuk kundërshton vetëm shpërndarjen e mandateve nga Kodi i Ri zgjedhor, për të cilin i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Të fundit

Shkatërruan lokalin për ta plaçkitur, kamerat tradhtojnë 2 hajdutët

Tentuan plaçkitjen e një lokali gjatë natës duke thyer xhamat, me qëllim vjedhjen e xhiros ditore, arrestohen nga policia...

Teleskopi më i madh diellor në botë kap një imazh të Diellit me detaje të mahnitshme

Një imazh i ri i Diellit i marrë nga teleskopi diellor më i madh në botë tregon sipërfaqen e yllit tonë më të afërt me detaje...

Diola Dosti: Ushqimi sot nuk ka më cilësi, baza e pothuajse të gjitha sëmundjeve…

E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana”, ka qenë nutricionistja Diola Dosti. Ajo na ka dhënë këshillat e saj për të...

Deklaroi se është transgjinore, vajza e Robert De Niros rrëfen sfidat gjatë rritjes

Airyn De Niro, vajza e aktorit të famshëm Robert De Niro dhe aktores Toukie Smith, ka dalë publikisht si transgjinore në një intervistë të...

I dënuar përjetë, GJKKO rrëzon kërkesën e Fran Marashit për të dalë nga regjimi ‘41 bis’

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Fran Marashit, i cili kërkoi të dilte nga regjimi i ashpër “41 biss”, ku mbahet i izoluar...

Lajme të tjera

Web TV