“Ishte yll që shkëlqente”/ Flet partneri i mjekes që humbi jetën në Gjermani: Donim të martoheshim, të kishim fëmijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Gjermani, ku një mjeke shqiptare e quajtur Eneida Doko, 34 vjeç humbi jetën në një aksident rrugor. Lajmi u bë me dije nga gazeta gjermane BILD.

Ajo po udhëtonte të enjten me Merdecesin e saj të ri GLA. Për shkak se po nxitonte, ajo humbet kontrollin e mjetit, godet një ishull trafiku dhe përplaset me një shtyllë betoni me forcë.

Sipas dëshmive të personave që u ndodhën në vendgjarje, makina ka fluturuar disa metra në ajër dhe më pas përfundoi në kanal. Pasi morën vesh lajmin, ekipet e emergjencës nxituan drejt vendngjarjes dhe tentuan ta mbanin në jetë 34-vjeçaren, duke ia dalë për disa minuta.

Por më pas ajo ndërroi jetë në spital. Partneri i saj gjerman tha se ajo ishte një yll që shkëlqente dhe shpërndante lumturi kudo.

Ai deklaroi se ata donim të martoheshim, të kishim fëmijë.

Eni ishte mjeke psikiatre dhe u largua nga Shqipëria në vitin 2016. Sipas partnerit të saj, ajo fliste në mënyrë të shkëlqyer 5 gjuhë dhe gjermanishten kishte arritur ta mësonte për një vit. Ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Të fundit

Një personazh i ri futet surprizë në shtëpinë e BBVip, banorët mbesin pa fjalë

Vëllai i Madh u ka dhënë sot banorëve të “Big Brother VIP3” një sfidë të re. Ata do të...

Qyteti që u shpall “xhevahiri i fshehur” i Europës për vitin 2024

I vendosur midis Benidorm dhe Alicante, qyteti i Villajoyosa në Spanjë ka ndërtesa shumëngjyrëshe dhe një plazh të bukur me palma. Shumë destinacione të njohura...

Skema e re/ Ndryshojnë sahatët për furrat e bukës

Duke nisur nga data 1 maj do të hyjë në fuqi skema e re e tarifikimit të energjisë elektrike për furrat e bukës, që...

Bardhi kërkoi interpelancë urgjente pas dokumentarit të RAI 3, reagon kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Grupi i PD-së kërkoi interpelancë urgjente pas publikimit të emisionit investigativ në median italiane Rai3. Reagimi i kryeministrit Edi...

Çfarë kuptimi ka drita e gjelbër dhe portokalli në iPhone?

Ju ka shkuar ndonjëherë nëpër mend se çfarë fshihet pas pikës së gjelbër dhe portokalli në  iPhone? Mund të keni vënë re se shfaqen...

Lajme të tjera

Web TV