“Drita e shumëpritur në fund të tunelit”, Manastirliu publikon dëshmitë e mjekëve që bënë vaksinën anti-COVID (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ditën e 13 të vaksinimit anti-COVID në vendin tonë, ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale ka publikuar dëshmitë e disa mjekëve që bënë vaksinën anti-Covid në stadiumin “Air Albania”.

“’Drita e shumëpritur në fund të tunelit’ – dëshmitë e mjekëve të vijës së parë të betejës me COVID19 pasi kanë kryer vaksinën anti-Covid në Qendrën e Vaksinimit në Stadiumin Air Albania”, shkruan Manastirliu në krah të videos.

Vaksinimi antiCovid për personelin shëndetësor të vijës së parë të luftës kundër COVID-19 në vijon në “Air Albania” që prej datës 11 janar. Deri tani janë vaksinuar mjekë, infermierë dhe epidemiologë.

Në programin kombëtar të vaksinimi ndaj COVID-19, është përcaktuar që pas punonjësve shëndetësor në radhë për tu vaksinuar janë personat qe jetojnë në shtepitë e të moshuarve, më pas personat mbi 90 vjeç, duke vijuar me ata mbi 80 e 70 vjec e deri tek ata mbi 65 vjec, pavarësisht sëmundjeve bashkëshoqëruese. Në varësi të sasive të vaksinave do të vaksinohen edhe punonjës të shërbimeve kritike për shoqërinë si psh mësues, edukatore, forcat e rendit, punonjës të sherbimit elektrik dhe ujësjellësit, forcat zjarrfikëse, punonjës të transportit publik, etj

Vaksinimi do të aplikohet në pika te caktuara të grumbulluara apo në institucionet mjekësore për kujdesin ambulator dhe spitalor, si dhe mejdise të caktuara për grupe të caktuara prioritare psh pranë shtëpive së të moshuarve apo në mjedise të dedikuara të shkollave, universiteteve, ministrive apo institucioneve prioritare nga ekipe te përcaktuara. Vaksinat kundër COVID-19 dhe aplikimi do të jenë pa pagesë për popullatën dhe nuk do të jenë të detyrueshme.

Lexo edhe :  Vendosen në ‘sitë’pronarët e makinave luksoze/ Nisin kontrollet për të ardhura e tyre

 

 

Të fundit

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf...

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Lajme të tjera

Web TV