E turpëruar nga xhaxhai, mbesa e Trump ndërron mbiemrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mary Mary , mbesa i ish-presidentit amerikan po mendon seriozisht të ndryshojë mbiemrin e saj, në mënyrë që njerëzit të mos e kuptojnë lidhjen e gjakut që ajo ka me Donald Trump.

Sipas një artikulli të Dailymail, Mary shprehet se xhaxhai i saj i ka shkaktuar “një dëm të pallogaritshëm” Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përgjatë kohës kur ishte në Shtëpinë e Bardhë.

“Dëmi që ai ka bërë është i pallogaritshëm, ne (amerikanët) thjesht po presim të mësojmë se çfarë mund të riparojmë tani e tutje” –  tha ajo, në një intervistë për Sunday Telegraph.

Mbesa e Donald Trump e ka konsideruar madje atë si “njeriun më të rrezikshëm në botë”.

Mary, e cila është edhe psikologe klinike ka hedhur dritë edhe mbi marrëdhënien e tij me Melania Trump, duke thënë se ndoshta shumë shpejt mund të ketë një divorc mes tyre, pasi Donald nuk është i aftë të dojë askënd.

Në fakt, fjalët për një divorc të mundshëm midis çiftit të famshëm Trump kanë qarkulluar shpesh herë. Melania refuzoi të ndalonte dhe të pozonte për fotografët me bashkëshortin e saj, pas mbërritjes në aeroportin e Floridas, menjëherë pas largimit zyrtar nga Shtëpia e Bardhë.

“Nuk besoj se ai e kupton se çfarë do të thotë dashuri apo intimitet” – u shpreh Mary për xhaxhain e saj, duke pretenduar se deri më tani Melania thjesht ka pritur momentin e duhur, para se të nisi proçedurat për divorc.

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV