Monika Kryemadhi rrëfen betejën e vështirë me kancerin: 1-2 herë në vit marr serum në gjak!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin ‘”Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 duke folur për largimin e të rinjve, kryesisht infermierëve ka folur dhe për post-luftën e saj pasi është operuar nga kanceri në qafën e mitrës.

Kryemadhi thotë se 1 ose 2 herë në vit është e detyruar që të marrë serum në gjak. Sipas saj, ajo e ka të vështirë të gjejë infermierë në Shqipëri që i gjejnë venat pa e shpuar të paktën 10 herë.

Ajo thekson se është vetëm një djalë që i gjen direkt venën, dhe nëse ai ikën Gjermani, atëhere ajo do përfundojë të paktën 1 herë në vit e shpuar në damarë.

“Nëse kam ardhur në këtë drejtim. Nuk e kam thënë asnjëherë, po e them këtu sot. Unë jam një person i kategorizuar me kancerin në qafën e mitrës, që jam operuar. 1-2 herë në vit duhet të marr serum në gjak. E kam të vështirë të gjej infermier në Shqipëri, të më shpojë e gjejë venat pa 10 herë. Është vetëm një djalë, i cili e ka aftësinë për të gjetur. Nëse ky djali ikën Gjermani, unë do përfundoj 1-2 herë në vit do shpohem në damarët e qafës”- tha Kryemadhi.

Të fundit

Habit Julia Ilirjani: Nëse Egla fiton, populli shqiptar meriton vuajtjet që ka!

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Julia Ilirjani për të bërë një analizë të lojës së...

Fluturim mbi Bunë

Nga Monika Stafa Kjo nuk është kultura jonë. Kjo nuk është në gjindjen tonë. Asnjëherë. Në asnjë kohë. Në asnjë epokë. Në asnjë rresht të asnjë...

Përdorin gra dhe minorenë: Skema si çohen molotovët para bashkisë

Zbulohet skema sesi çohen bombat molotov përpara bashkisë, për të përsëritur spektaklin e dhunshëm, në mungesë të pjesëmarrjes. Burime nga policia bëjnë të ditur se...

Ky është ushqimi më i rëndësishëm për zhvillimin e trurit të fëmijëve

Ushqimi që u jepni fëmijëve ndikon në zhvillimin e tyre, por edhe në zhvillimin e strukturave dhe lidhjeve në trurin e tyre. Udhëzimet e Akademisë...

Gjetja e 4 trupave të pajetë në Bunë, reagon Balla: Dyshimet tona u konfirmuan

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla përmes një reagimi ka shprehur mirënjohjen për të gjithë forcat që u angazhuan në gjetjen e trupave të 3...

Lajme të tjera

Web TV