Një tjetër vaksinë: Johnson & Johnson me vetëm një dozë dhe efikasitet 66%

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vaksina e koronavirusit Johnson & Johnson, nga e cila BE planifikon të blejë deri në 400 milionë doza, ka rezultuar rreth 66% efektive në testetglobale.

Kompania tha se vaksina, e cila kërkon vetëm një dozë, ishte 85% efektive në përgjithësi në parandalimin e formave të rënda të Covid-19.

Vaksina sipas kompanisë që e ka prodhuar ka treguar mbrojtje të plotë kundër shtrimit në spital dhe vdekjes.

Rezultatet e efikasitetit të vaksinës, e cila u zhvillua nga kompanitë farmaceutike Janssen të J & J, u bazuan në të dhënat e 43 783 pjesëmarrësve në teste.

Shumica e vaksinave që janë në përdorim në të gjithë botën për momentin kërkojnë dy doza, zakonisht të injektuara 4-6 javë larg njëra-tjetrës.

Por vaksinat me një dozë të vetme janë dukshëm më të lehta për t’u shpërndarë në popullata, veçanërisht në territoret ku mund të jetë sfidë për të gjetur njerëz që nuk kanë bërë vaksinën e dytë

Të fundit

Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë

Me situatën e zjarreve që paraqitet e rëndë në vendin tonë, ku sipas Sistemit Evropian për Zjarret në Pyje...

Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

Inteligjenca artificiale (IA) gjithnjë e më shumë po përqafohet nga shumë vende të Evropës, ndërsa Shqipëria po e shfrytëzon si një mjet kyç për...

Çfarë po gatuhet në Alaskë? Trump dhe Putin mes hartës së re të Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë të premten një samit në Alaska, mes spekulimeve se bisedimet mund të...

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

Nga Ylli Manjani Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova gjyqsore të dhënat e SKY...

Xhekson Polok, një shpërthim “kaotik” mbi telajo

11 gusht 1956 – Artisti i njohur amerikan, Xhekson Polok, humbi jetën në moshën 44-vjeçare. Nga Leonard Veizi Në një natë gushti të vitit 1956, një...

Lajme të tjera

Web TV