27,000 fëmijë duhet të riatdhesohen nga kampi i ISIS në Siri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

27,000 fëmijë të bllokuar në një kamp në verilindje të Sirisë duhet riatdhesuar sa më shpejtë të jetë e mundur, ka qënë kjo deklarata e shefit të antiterrorizmit në Kombet e Bashkuara.

Vladimir Voronkov tha në një takim jozyrtar të Këshillit të Sigurimit të Premten se “situata e tmerrshme e fëmijëve në kampin e Al Hol është një nga çështjet më emergjente në botë sot”.

Ku 27,000 fëmijët sipas tij mbeten të braktisur në fatin e tyre, të pambrojtur nga udhëheqësit e shtetit islamik dhe në rrezik të radikalizmit brenda kampit.

Al Hol, është kampi më i madh për refugjatët dhe sirianët e zhvendosur në vend dhe aktualisht është shtëpia e pothuajse 62,000 banorëve. Më shumë se 80% e tyre janë gra dhe fëmijë, shumë prej të cilëve u vendosën aty pasi militantët e Shtetit Islamik humbën bastionin e tyre të fundit Sirian në 2019, por në vend gjenden edhe një numër kampesh të tjerë në verilindje.

Voronkov tha se fëmijët në kamp janë nga 60 vende të ndryshme. Luftëtarët kurdë po ruajnë Al-Hol dhe kampet e tjera si dhe mijëra luftëtarë të Shtetit Islamik në burgje.

Në kampin e Al Hol gjenden edhe shumë fëmijë dhe gra me origjinë shqiptare, të fundit që janë nxjerrë nga kampi janë Floresha Rasha me fëmijët Amar, Emel dhe Hatixhe, si edhe Endri Dumani. Mësohet se janë identifikuar 20 pjestarë, disa familje shqiptare në Al-Hol, gra dhe fëmijë të cilët janë transferuar në kampin ROJ, një kamp me më shumë siguri dhe kushte higjene më të mirë.

Drejtori ekzekutiv i Qendrës së Antiterrorizmit theksoi se fëmijët “duhet të trajtohen si viktima” dhe të rinjtë nën moshën 14 vjeç nuk duhet të ndalohen ose të ndiqen penalisht.

Lexo edhe :  A duhet të flesh me kafshët shtëpiake?

Historia ka treguar që fëmijët janë elastikë dhe mund të shërohen nga përvojat e dhunshme nëse mbështeten në riintegrimin në komunitete, tha Voronkov.

Shëndeti mendor, siguria dhe zhvillimi i përgjithshëm i fëmijëve të mbajtur për një kohë të gjatë “në kushte dramatike” në kampe në verilindje të Sirisë dhe Irakut është në rrezik.

Të fundit

Tetë orë në SPAK/ Veliaj: Dhashë kontributin tim për të vërtetën, unë sot nuk jam…

“Unë sot nuk jam as i akuzuar, por as në hetim. Dhash kontributin tim për të vërtetën”, kështu shprehet...

Luizi falenderon Kiarën: Më ke bërë bab dhe njeriun më të lumtur në botë (Video)

Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagramit, fituesi i edicionit të dytë të ‘BBV’, Luiz Ejlli ka ndarë një video ku mes emocionesh...

Pas skandaleve dhe ofendimeve, Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kthehen sërish bashkë?

Para pak kohësh Fjolla Morina ka ‘tronditur rrjetin’ me anë të një video live në Instagram. Këngëtarja ka akuzuar ish- partnerin e saj, Fisnik...

Ndryshimi i skemës së tarifimit për furrat e bukës/ OSHEE kontrolle në çdo subjekt

Furnizuesi i Shërbimit Universal ka përcaktuar procedurat që duhet të ndjekin furrat e bukës, që prodhojnë edhe produkte pastiçerie apo kanë ekspres dhe bar...

Ë N D R R A . E . M A M Ë S

Artan Shkreli vjet mbasi ndërroi jetë Gjergj Kastrioti, aty nga 1533-shi, doli në Augsburg të Gjermanisë libri i Marin Barletit me titull: "Des Allerstreytparsten und...

Lajme të tjera

Web TV