Presidenti i KRIIK Albania Premto Gogo, kërkesë krerëve të partive: Duhet transparencë totale, këto ditë deri në 25 prill përcaktojnë katër vjeçarin e ardhshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

EKSKLUZIVE

Kur na ndajnë shumë pak kohë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK) organizoi Konferencën Kombëtare “Kostot e Demokracisë II; Paratë në politikë dhe Integriteti Zgjedhor”.

Në një prononcim për gazetën “Fjala” Premto Gogo, përfaqësues i KRIK Albania ka kërkuar nga partitë politike përgjegjësi e llogaridhënie të çdo veprim të tyre, pasi këto ditë deri në 25 prill përcaktojnë cilësisht dhe thelbësisht katër vjeçarin e ardhshëm.

Z.Gogo flet për transparencë totale dhe më pas kontroll e llogaridhënie. Sipas tij, kjo është një nga qëllimet kryesore të përpjekjeve te KRIIK dhe të Konferencës “Kostot e Demokracisë “.

“Ne populli, ne qytetarët duhet të ndalemi një çast nga përpjekja dhe përballja me të përditshmen, dhe, të reflektojmë.

Ky është momenti, këto 85 ditë të mbetura deri në ditën e zgjedhjeve janë vendimtare. Duhet reflektuar e vendosur nëse 4 vitet e ardhshme do të jenë vazhdim i së shkuarës, ku qytetari besonte verbtazi, me mendjen e zemrën e partisë apo të liderit politik për kandidaturat që do të mandatonin e vishnin me fuqinë e vullnetit të tyre,  apo do të nisin të ndërtojnë një të ardhme ndryshe duke i besuar mendjes,  zemrës dhe vizionit të tyre për të kërkuar integritet, moral e pastërti figure ndaj atyre që do të kenë privilegjin e madh për të përfaqësuar vullnetin e tyre, të popullit në parlamentin e ardhshëm.  Individë që gëzojnë cilësitë dhe vlerat më të mira, me përgjegjësi dhe vizion drejt vlerave euro-atlantike dhe që partitë politike duhet t’i  propozojnë si kandidatë.

Këto ditë deri në 25 prill përcaktojnë cilësisht dhe thelbësisht katër vjeçarin e ardhshëm. Ndërsa, tërësia e këtij procesi zgjedhor, sjellja politike, institucionale, por edhe individuale e secilit prej nesh gjatë kësaj kohe do të përcaktojnë thelbësisht dekadën e ardhshme, së paku, si testi i parë i konkretizimit të kërkesave dhe aspiratave të marrëveshjes politike të 5 qershorit 2020, për ndërtimin e një shoqërie dhe demokracie funksionale e të gjallë.

Lexo edhe :  Rama mesazh Mitsotakis: Të fala nga unë dhe shqiptarët e Greqisë!

Secili prej nesh përpra, përpara se të jetë ajo çka ka zgjedhur të bëjë e të jetë në jetë, është së pari qytetar, që do të ndajë njësoj  e përballet me sfidat e së ardhmes. Ndaj ne si aktor të shoqërisë civile kërkojmë të fillohet, tani sa më parë. Transparencë , përgjegjësi e llogaridhënie për financat, interesat , lidhjet që mbështesin partitë politike dhe kandidatët e tyre.

Duhet bërë transparence jo vetëm e gjendjes gjyqësore, por edhe e integritetit moral e profesional ndaj çdo kandidati . Duhet transparencë e plotë për burimet e financimit, pasuritë dhe asetet që gëzojnë partitë politike. Madje edhe kandidatët. Duhet sa më parë , tani, përpara ditës së zgjedhjeve, apo në kohë reale me shpenzimet e fushatёs. Duhet transparencë në rradhë të parë, totale. Pastaj, më pas edhe kontroll e llogaridhënie.

Kjo është një nga qëllimet kryesore të përpjekjeve te KRIIK dhe të Konferencës “Kostot e Demokracisë “.

Aktoret civilë dhe partnerët më të rëndësishëm ndërkombëtarë folën. Është koha dhe rradha e partive politike”, u shpreh Premto Gogo, përfaqësues i KRIK Albania për gazetën “Fjala”.

 

 

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV