Vrasja aksidentale e 12-vjeçares në Shkodër, arrestohet xhaxhai i viktimës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 30-vjeçarin me inicialet Xh. Gj., lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme në Velipojë, ku u vra aksidentalisht vajza e mitur 12-vjeçare.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Baks, ndërsa ndaj 30-vjeçarit rëndon akuza e “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

“Nga strukturat hetimore të Stacionit të Policisë Velipojë, nën drejtimin e Prokurorisë në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, më datë 10.02.2021, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Baks, Velipojë, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”(xhaxhai i 12-vjeçares)”, njoftoi policia.

Ky shtetas u arrestua pasi në banesë mbante pa leje një armë gjahu, me të cilën shtetasi i mitur E. Gj. aksidentalisht ka shkrepur armën në drejtim të motrës së tij, shtetases E. Gj., e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit

Vrasja e efektivit të Shqiponjave në Fier, zbulohet identiteti i autorit

Zbulohet identiteti i autorit i vrasjes së efektivit të Shqiponjave në Fier. Bëhet fjalë për shtetasin Asllan Mernica i njohur...

“Ti s’ke fytyrë, pse lyhesh?!” Graciano me tone ofenduese ndaj Heidit

Balerini Graciano Tagani nuk ndalon së akuzuari Heidi Bacin. Teksa kjo e fundit po ecte në living për të dalë jashtë, balerini e pyet...

U përfshi në një konflikt, vritet me armë zjarri polici në Baltëz të Fierit

Vritet me armë zjarri polici në Baltëz të Fierit. Mësohet se polici është përfshirë në një sherr të momentit. Deri më tani nuk dihen rrethanat...

Zbuloni sa është pasuria e Dua Lipës

Dua Lipa është këngëtare dhe kompozitore me origjinë shqiptare, e cila ka pushtuar botën me muzikën e saj. Ajo u bë e njohur në...

Aktori Rezart Veleshnja bën komentin ofendues për gruan e Salsano Rrapit

Aktori Rezart Veleshnja mesa duket nuk e harron kollaj debatin që ka pasur me Salsano Rrapin. Në një video që po qarkullon në TikTok, aktori...

Lajme të tjera

Web TV