Bora bllokon aksin Lezhë- Milot, policia: Përdorni rrugën e vjetër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aksi rrugor Lezhë- Milot është bllokuar nga reshjet e dëborës. Lajmin e bëri me dije Policia Vendore e Lezhës, duke i bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të përdorin aksin e vjetër Lezhë- Milot. Përpos kësaj, policia bën thirrje që të shmangen daljet e panevojshme dhe të udhëtohet me kujdes.

“Territori i qarkut Lezhë është përfshirë nga reshje dëbore gjatë ditës së sotme duke sjell vështirësi në disa akse rrugore për drejtuesit e automjeteve.

Si pasojë e reshjeve të dëborës , prezencës së akullit në rrugë dhe erës së fortë, aksi rrugor Lezhë-Milot është i bllokuar. Këshillohet që drejtuesit e mjeteve të përdorin aksin e vjetër Lezhë-Milot.

Shërbimet e Policisë të DVP Lezhë, ndodhen në shërbim në të gjitha akset rrugore kryesore, për të drejtuar qarkullimin rrugor, me qëllim parandalimin e çdo aksidenti sado i vogël të jetë ai, si dhe për t’i ardhur në ndihmë çdo drejtuesi mjeti që mund të ketë probleme.

Policia e Lezhë u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë, të tregojnë kujdes maksimal, të përdorin paisjet dimërore për automjetet,si dhe në raste emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e policies”, shkruan policia.

Të fundit

Pas skandaleve dhe ofendimeve, Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kthehen sërish bashkë?

Para pak kohësh Fjolla Morina ka ‘tronditur rrjetin’ me anë të një video live në Instagram. Këngëtarja ka akuzuar...

Ndryshimi i skemës së tarifimit për furrat e bukës/ OSHEE kontrolle në çdo subjekt

Furnizuesi i Shërbimit Universal ka përcaktuar procedurat që duhet të ndjekin furrat e bukës, që prodhojnë edhe produkte pastiçerie apo kanë ekspres dhe bar...

Ë N D R R A . E . M A M Ë S

Artan Shkreli vjet mbasi ndërroi jetë Gjergj Kastrioti, aty nga 1533-shi, doli në Augsburg të Gjermanisë libri i Marin Barletit me titull: "Des Allerstreytparsten und...

Rama me bluzën e Forcave të Armatosura: Nesër prezantojmë nismën për ‘Shqipërinë 2030’

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku lajmëron se nesër në orën 10:00  do të prezantojë një nismë të re...

Momentet e fundit të Alma Arrazit, çfarë i tha kunatës pasi piu kafe me të?!

Prokuroria e Shkodrës në një njoftim zyrtar ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin Erdgys Arrazit, i cili është vënë në pranga për shkaktim...

Lajme të tjera

Web TV