Erion Veliaj nga Rrogozhina: PD me Gridën përfundon forcë e katërt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha nga Kryevidhi i Rrogozhinës, se ajo që e veçon Partinë Socialiste është fuqia dhe kultura e bashkimit, përkundër frymës së përçarjes dhe ndasive që promovojnë partitë e tjera.

“A do ndahemi njëherë e mirë nga ata që na kanë përçarë mes qytetit e fshatit, mes veriut e jugut, të krishterë e myslimanë, të ardhur e vendalinj? Kultura jonë është ajo e bashkimit, kurse kultura e tyre është përça e sundo. Kjo është arsyeja pse jo vetëm në Kryevidh, por në të gjithë Rrogozhinën, jemi bashkuar me të gjithë,” u shpreh Veliaj.

Ai deklaroi se Partia Socialiste do të marrë vota sa dy herë partitë e tjera bashkë, ndërsa PD-ja do të përfundojë forcë e katërt.

“Këta nuk besojnë as në komb, as në atdhe. Zihet ai i partisë të çamëve deri dje, me atë të grekëve, për një post te partia e Saliut. PD këtu është partia e tretë, por do përfundojë e katërta. Ne duhet të dalim super kampionë dhe jam i bindur, me gjithë energjinë që shoh këtu, se do dalim jo vetëm forcë e parë, por dy herë sa ata të tjerët të marrë së bashku,” tha Veliaj.

Ai ironizoi edhe kandidatët që kanë sjellë PD dhe LSI në Kavajë e Rrogozhinë.

“Shikoni kë na ka sjellë pala tjetër: kandidat për kryeministër na ka sjellë Lul Bashën, ka humbur tre herë rresht, tani do futet për herë të katërt; për deputete na kanë sjellë Gridën, që humbi Durrësin, humbi Tiranën, tani thonë “do Zoti harrojnë këta të Rrogozhinës”. Partia tjetër është një parti komplet familjare, parti burrë e grua, që e kanë si sh.p.k., si dyqan lagjeje. Ata ju kanë sjellë Titin këtu. Të sjellësh njerëz që kanë humbur në çdo betejë të tyre dhe të mendosh se populli do harrojë, do të thotë që ata e kanë vënë bastin e tyre tek harresa. Ne e kemi vënë bastin tek kujtesa, tek fakti që njerëzit i mbajnë mend, edhe kush e ka pasur në dorë dhe nuk e bëri punën, edhe kush e ka në dorë po punon fort dhe mund të bëjë akoma më shumë në një mandat të ri,” deklaroi Veliaj, duke shtuar se PS është jo vetëm forca më e madhe dhe më morale, por edhe forca që ka më shumë besueshmëri tek njerëzit.

Lexo edhe :  Tiranë, autobusët urbanë tani në Google Maps, oraret e nisjes në një fazë të dytë

Veliaj ftoi të gjithë demokratët t’i bashkohen skuadrës fituese, jo partisë që drejtohet nga një lider që nuk beson te Shqipëria dhe nuk e beson as familja e tij.

“Demokratët le të vijnë me ne, janë vëllezërit tanë! Si kandidon për kryeministër një njeri që s’e voton gruaja? I rregulluan pasaportat e tyre dhe Shqipërinë e kanë si tavëll, po ra shesh besh mirë, po nuk ra, marrin avionin e në Holandë! Çfarë lidhje kemi ne këtu me Ilir Metën e Monikën? Ishin në koalicion, por babëzia, lakmia, tahmaja të kemi më shumë, ikën. Ata nuk meritojnë të votohen. Nëse nuk marrin dot votën e familjeve të tyre, pse duhet të marrin votën e familjeve tona?! Nëse nuk besojnë tek Shqipëria dhe kanë lënë pasaportën shqiptare, pse duhet Shqipëria të besojë tek ata?!”, përfundoi Veliaj.

 

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV