Futbolli në zi/ Covid i merr jetën ish-kapitenit të Tiranës, Duka: Qofsh i paharruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është ndarë sot nga jeta ish-futbollisti i Tiranës dhe ekipeve kombëtare Seit Hysen, ose siç njihej ndryshe nga komuniteti Tit Hyseni. Ai spikati me lojën e tij në vitet 70-80 kur edhe mbajti shiritin e kapitenit te bardheblutë. Më tej pas përfundimit të karrierës Hyseni u bë trajner, teksa drejtori ekipet zinxhirë të Tiranës.

Fatkeqësisht Hyseni nuk e fitoi dot betejën me COVID-19, duke u bërë një tjetër ish-sportist që humb betejën nga pandemia. Për ndarjen e tij nga jeta ka shprehur ngushëllimet edhe presidenti i FSHF-së Armando Duka:

STATUSI I ARMAND DUKËS:

“Futbolli shqiptar ka humbur sot një tjetër personalitet. Me hidhërim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të Seit Hysenit, ish-futbollist i Tiranës, por edhe i ekipeve Kombëtare në vitet ‘70-‘80. Miku im Tit Hyseni, siç e njohin shokët dhe sportdashësit, ka qenë pjesë e një plejade të shkëlqyer të futbollit shqiptar e veçanërisht të klubit kryeqytetas, ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij.

I rritur si futbollist në ekipet zinxhir të Tiranës, ai ka luajtur edhe për një kohë me Shkëndijën e Tiranës, teksa ndiqte studimet në Institutin e Fizkulturës, ndërsa është aktivizuar edhe me disa prej Ekipeve Kombëtare të moshave.

Një qendërmbrojtës autoritar, Tit Hyseni ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te bardheblutë, duke qenë një pikë referimi për disa sezone e duke mbetur në kujtimet e arta të tifozëve. Edhe pasi u tërhoq nga futbolli i luajtur ai dhe kontributin e tij të vyer për edukimin e brezave të rinj, duke punuar për disa kohë si trajner me ekipet e moshave të Tiranës.

Miqve dhe shoqërisë së tij do t’i mungojnë shumë vlerat njerëzore të Tit Hysenit, batutat e humori i tij i hollë, si edhe forca e tij e karakterit. Personalisht dhe në emër të FSHF-së i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij. U prehsh në paqe Tit Hyseni! I paharruar qoftë kujtimi yt!“, shkruan kreu i futbollit shqiptar.

Lexo edhe :  “Beleri s'është në burg si grek”/ Plas debati mes deputetit të PS dhe përfaqësuesit të PD

Të fundit

Ja pse stresi bën që të shtoni peshë

Stresi ju bën të shtoni peshë: disa kërkime shkencore e konfirmojnë këtë njëherë e përgjithmonë. Pavarësisht nga lloji i...

U vra sot me armë zjarri, efektivi Novruz Cenalia ishte martuar para një muaji

Një detaj prekës mësohet për Novruz Cenalian, efektivin e forcave “Shqiponja”, që u vra me armë në mes të ditës në fshatin Baltëz të...

Richard Orlinski në Tiranë/ Veprat e skulptorit të njohur çelin javën franceze në Tiranë

Veprat e skulptorit të njohur francez Richard Orlinski kanë ardhur në Tiranë dhe janë ekspozuar përpara Piramidës. Me këtë ekspozitë hapet java kulturore franceze në...

Dëshmia në SPAK/ Bardhi kërkon ndryshim të datës, zbulohet arsyeja

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi ka dërguar në Prokurorinë e Posaçme një shkresë me anë të së cilës kërkon që marrja në...

Vrasja e efektivit në Fier, gazetari zbardh detaje të reja: Autorin e gënjen mendja

Gazetari Artan Hoxha ka folur për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot në Fier, ku ka mbetur i vrarë shtetasi N.C, efektiv policie. I...

Lajme të tjera

Web TV