“Kina kërcënimi më i madh për SHBA”/ Kandidati për kreun e CIA-s: Agjencia e inteligjencës amerikane do të jetë e pavarur nga politika

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kina paraqet kërcënimin më të madh për Shtetet e Bashkuara, tha të mërkurën kandidati i Joe Biden për drejtorin e CIA-s William Burns, duke premtuar se agjencia e inteligjencës amerikane do të ishte e pavarur nga politika.

Në skenën ndërkombëtare, “gjithnjë e më kompleks dhe konkurrues”, qëndrimi “grabitqar” i qeverisë kineze paraqet “sfidën tonë më të madhe gjeopolitike”, tha ish-diplomati gjatë një seance para komitetit të inteligjencës në Senat, i cili pritet të konfirmojë emërimin e tij.

“Siç vuri në dukje presidenti Biden, një avantazh mbi Kinën është thelbësor për sigurinë tonë kombëtare për dekadat e ardhshme. Kjo kërkon një strategji afatgjatë, të qartë dhe me mbështetjen e të dy palëve, me mbështetjen e reformave të brendshme dhe me inteligjencë të besueshme”, tha Burns, 64-vjeç.

CIA ka qenë në shënjestër të inteligjencës kineze vitet e fundit, e cila ka rekrutuar më shumë agjentë dhe diplomatë. Dhjetë vjet më parë, Pekini arriti të thyejë rrjetin e informatorëve të agjencisë amerikane të inteligjencës në Kinë.

Burns theksoi se beteja për epërsinë teknologjike në fushën e inteligjencës, duke përfshirë inteligjencën artificiale, do të jetë një element kryesor i misionit të tij.

Williams Burns do të zëvendësojë Gina Haspel, gruaja e parë në krye të CIA-s, karriera e së cilës është njollosur nga roli i saj i diskutueshëm në programet e torturave pas sulmeve të 11 shtatorit.

Të fundit

Studim: Ilaçi për humbje peshe mund të zvogëlojë rrezikun e sulmit në zemër me 20%

Një injeksion për humbje peshe mund të zvogëlojë rrezikun e sulmeve në zemër me 20%. Personat që morën medikamentin...

Nuk kryenin detyrën sipas kontratës, merren masa ndaj dy mjekëve toksikologë

Dy toksikologët e Klinikës së Biokimisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Pëllumb Islami dhe Demush Bajraktari, do të zhvendosen prej aty, pas raportimit...

Takimi Putin-Xi/ Lufta në Ukrainë në qendër të bisedimeve mes dy liderëve

Gjatë vizitës së presidentit rus në Kinë (16-17 maj), Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime me homologun e tij kinez Xi Jinping mbi bashkëpunimin...

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagosen 3 anëtarët e familjes

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në “Rrugën e Kombit” në afërsi të degëzimit të Rrëshenit. Një automjet tip “Fuoristradë” është batuar teksa ka...

FOTO/ Dj Dagz i dedikon Einxhelit një tatuazh

Dj Dagz dhe Einxhel Shkira u dashuruan në BBV1 në sytë e gjithë publikut dhe janë kthyer në një prej çifteve më të dashur....

Lajme të tjera

Web TV