Proza e një poeti dhe kaleidoskopi i shpirtit narrativ

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

(Analiza e librit me tregime e novela “Udha e shpresës” e shkrimtarit Robert Shkurti)

Nga Fatmir Minguli

 

Zogjtë shtegtarë

Struken gjatë fluturimit

Retë, çati.

Haik i Robert Shkurtit

Endrra është përmbajtja e maskuar e një dëshire të pavetëdijshme

Sigmund Froid

Ishte pothuaj e pabesueshme që Robert Shkurti të sillte në jetë librin me tregime dhe novela “Udha e shpresës”, kur ai njihet fare bukur për poezitë dhe romanet e tij. Por kur e lexon këtë libër, këto tregime dhe novela ndryshon mendim dhe kupton se ai është po aq i zhdërvjellët edhe në këto proza të shkurtra. Ai kur shkruan tregimet duket sikur i këndon asaj vajzës apo gruas së panjohur dhe të njohur: Në sytë e tu blu / Futem thellë pupilave/ Kaleidoskop

Tregimet dhe novelat e Robert Shkurtit janë me të vërtetë shikime të shpirtit të tij që formojnë pamje kaleidoskopike plot ngjyra të jetës së njerëzve. Dhe këta njerëz janë jo vetëm shqiptarët që emigruan në Itali, por dhe shqiptarët që kanë jetuar dhe jetojnë në Shqipëri, si edhe italianët në tokën e tyre. Pasqyrat kaleidoskopike ai i drejton tek shpirtrat e personazheve të tij që mua më duken sikur i kam njohur në Durrës… Robert Shkurti ka derdhur të gjithë energjitë pёr tё arritur te kёto tregime dhe novela. Ai ka ditur qё falё eksperiencёs sё tij si shkrimtar tё transformojё nё realitet ato fantazi qё pёr tё tjerёt mbeten fantazi. Por nuk ёshtё thjeshtё eksperienca si shkrimtar, por dhe vete eksperienca e jetёs sё tij. Njё jetё e kaluar me pёrpjekje nё Shqipёri me kufizime tё jetёs sё vёrtetё tё lirё sociale! Nё lexim tё parё tregimet dhe novelat e librit “ Udha e shpresёs” duken se i nёnshtrohen njё lineariteti nё narracion, por sa mё shumё thellohesh nё çdo tregim aq mё shumё e kupton se lineariteti zёvendёsohet shumё shpejt nga ngritje dhe ulje ku psikoanalitika mbizotёron nё shumё subjekte. Kёtu fillon dhe vlerёsimi maksimal i kёtyre krijimeve tё Robert Shkurtit. Nё tregimet “Vrasje pёr vetёmbrojtje”, “Fshati i krimeve”, “Gabimi fatal”, “Keqardhje”, etj, ndihen notat e pentagramit me ndikim froidian.  Mjafton tё lexosh tregimin e mrekullueshёm “Mall” qё tё kuptosh frazёn qё vetё autori e pёrdor nё kёtё subjekt: “Kishte shfletuar nja dy libra tё Froidit pёr tё kuptuar ёndrrat mё mirё”.

Robert Shkurti ёshtё ndoshta i pari shkrimtar shqiptar qё shpesh nё subjektet e tij, sjell historitё e “dashurive tё hershme” qё personazhet e tij, sidomos meshkuj ngёrthehen nga ndjenja tё kujtimeve tё rinisё sё tyre e qё nuk i kaluan kufinjtё e nuk pёrfunduan nё martesё. Kёtu mjeshtria e Robert Shkurtit tejkalon edhe parashikimet mё tё mundshme tё lexuesit. Ngjarjet e trillerit tё tij janё thjeshtё ёndrra apo meditime pёr njё tё kaluar tё largёt por qё mёnyra sugjestionuese e autorit i sjell ato si tё jenё reale, ndonёse janё nё kufinjtё e fantazisё. Kёtu mund tё sjell pёrsёri njё thёnie tё Froidit i cili pёrcakton: “ Asgjё nga ato qё kemi futur nё mendje dikur, nuk mund tё kalojё krejt e humbur”. I tillё ёshtё dhe tregimi “Skleroza” ku krahas aspekteve psikoanalitike zё vend dhe ekzistencializmi i kulluar. Po kёshtu dhe tregimi ekselent “Midis dy dashurive”. Tregimet dhe novelat e librit “Udha e shpresёs” ndoshta kanё si iktus ngjarjet e tregimit po me tё njejtin emёr. Eshtё ky tregim qё tё krijon idenё sikur tё gjithё tregimet dhe novelat e kёtij vёllimi janё konstrukti i njё romani. Aty janё personazhet e ndryshme qё po tё unifikohen, kthehen nё personazhe potencialё tё njё romani tё botёs sё sotme shqiptare. Robert Shkurti me botimet e tij, njё pjesё e tё cilave ёshtё botuar nё gjuhё tё huaja ёshtё zёdhёnёs i jetёs sё shqiptarёve nё emigrim. Ai trajton jetёn e shqiptarёve tё thjeshtё, pjesё e popullit, familjet e zakonshme shqiptare dhe aspak nuk merret me jetёn e oligarkёve dhe politikanёve tё Shqipёrisё sё sotme. Me kёto tregime Robert Shkurti ёshtё njё Pirandelo shqiptar. Ai si njё analist i mirfilltё sociolog nё tregimet e tij, sjell para lexuesve jetёn e fshatit dhe qytetit shqiptar, jetёn dhe historinё e hershme tё qёndisur me narracionin ku zakonet dhe besytnitё paraqiten me njё realizёm tё plotё larg zbukurimeve tё bezdishme. Por le tё kthehem te psikoanaliza e Robert Shkurtit.

Lexo edhe :  “Luizit nuk do i flas kurrë”, Efi flet edhe për Oltën: Hoqa dorë nga një program prej saj

Mes shumё tregimeve nё kёtё libёr spikat tregimi “Nё rrugёn e “xixёllonjave”, njё tregim ku metaforat janё mbretёresha e subjektit dhe ku personazhi kryesor, njё burrё shqiptar i martuar me fёmijё, diskuton me nёndergjegjen e tij shkuarjen e mundshme me njё prostitutё. Mposhtja e kёtij mendimi shoqёrohet me veprimet e policёve tё korruptuar e kёsisoj autori bёn mbivendosjen e nёnndёrgjegjeve, atё tё personazhit kryesor dhe tё policёve. Njё nga preokupimet e mёdha tё Robert Shkurtit ёshtё jeta e shqiptarёve nё emigracion, veçanarisht nё Itali. Tregimet “Tё jesh emigrant”, “Udha e shpresёs”, “Pёr njё jetё mё tё mirё”, etj, janё pasqyra tё gjalla me nota optimizmi ku ngjarjet e shumta i shёrbejnё qёllimit narrative tё autorit i cili e sheh Italinё si njё vend social qё bёn shumё pёr emigrantёt jo vetёm shqiptarё. Ai Robert Shkurti bёn anamnezёn e ngjarjeve tё eksodit shqiptar qё pёr mendimin tim kanё vlera historike, kanё vlerat e njё libri sociologjik mbi jetёn plot peripeci tё shqiptarёve, qё mbartin plot reminishenca tё regjimit komunist. Dhimbja pёr vuajtjet njerёzore ёshtё laitmotivi i narracionit tё kёtij autori por kjo dhimbje nё nёnndёrgjegje “fsheh” njё optimizёm jo fantast por tё mbёshtetur me kёmbё nё tokё. Pikёrisht ky optimizёm i fshehur i Robert Shkurtit ёshtё dhe emblema e tij si shkrimtar dhe poet. Ai e sheh jetёn ashtu siç ёshtё dhe mes labirintheve tё absurdit ai gjen shteg pёt tё dalё nё realitet. Ia vlen tё pёrmend novelёn “Keq ardhje” ku jepet si nё pёllёmbё tё dorёs jeta e durrsakёve, ku nёpёrmjet psikoanalizёs shoqёruar me tendenca drejt absurdit nё narracion, autori sjell nё realitet njё dashuri tё dyfishtё qё nuk pёrfundon… Prandaj theksoj me shumё bindje se Robert Shkurti me vёllimin “Udha e shpresёs” bёhet njё nga shkrimtarёt shqiptarё qё i pёrkushtohet subkoshinecёs. Ja si shprehet protagonisti i novelёs “Keqardhje” mbasi humbet tё dy dashuritё e njёkohshme: “Ndjeu t’i thyhej diçka brenda vetes dhe tingulli i thatё i asaj thyerjeje do t’i gjёmonte fort nё veshё dhe do tё pёrhapej nё tё gjithё qenien, ashtu si zёri i dikujt qё bёrtet nga njera faqe e malit dhe hapёsira bosh e pёrcjell nё faqen tjetёr tё tij me dridhje.”

Kёshtu shkruan ky shkrimtar jo vetёm nё kёtё novelё! Janё figurat artistike qё e gjallёrojnё akoma mё shumё larminё e ngjarjeve, karakteret e personazheve dhe meditimet e pafund, meditime qё lindin si papritur mes ngjarjeve. Robert Shkurti sjell nё kёtё vёllim edhe ngjarje nga jeta e italianёve nё ditёt e sotme. Grotesku bёn sy nё kёto tregime si “Takime tё nxehta pas mёsimit”, “Engjёlli vrasёs” ku edhe pse ngjarjet janё tejet tё veçanta, ato nё penёn e Robert Shkurtit tingёlojnё tё vёrteta. Kjo ёshtё dhe magjia, sugjesticioni qё ky autor e ka nё magmёn e tij narrative.  Vёllimi “Udha e shpresёs” nuk ёshtё vetёm kёrkesa pёr njё jetё mё tё mirё por dhe njё rrugё e re pёr njё narracion origjinal tё letёrsisё sё sotme shqiptare.

Udhё tё mbarё librit “Udha e shpresёs” dhe vetё autorit nё kёtё udhёtim tё tij qё shoqёrohet me pasqyrat kaleidoskopike tё psikoanalizёs.

Të fundit

Hidhet në qarkullim monedha metalike shqiptare, 10 Lekë, emetim i vitit 2023

Banka e Shqipërisë njofton publikun se duke filluar nga data 28 maj 2024 do të hidhen në qarkullim, monedhat...

“PD në pikën më të zezë”/ Bamir Topit nuk i del e keqja me Berishën

Ish-presidenti Bamir Topi, ka qenë i ftuar në një intervistë televizive, ku ka ka folur për opozitën. Topi tha se Partia Demokratike gjendet në pikën...

14 maj1955/ “Traktati i Varshavës”, 8 vende komuniste formojnë një ushtri

Gjatë Luftës së Ftohtë, 8 vende të bllokut komunist, përfshirë Bashkimin Sovjetik, nënshkruajnë një traktat të mbrojtjes reciproke të quajtur Traktati i Varshavës. Antare...

“Ndodhi ajo që Hitleri kishte frikë”/ Ministria e Mbrojtjes publikon dokumente arkivore

Në Ditën e Fitores mbi Gjermaninë Naziste, Ministria Ruse e Mbrojtjes po hap një seksion historik dhe edukativ në faqen e saj të internetit...

Rrëfimi i pabotuar/ Alush Majko, si i ruajti varret e 3 gjeneralëve në Vranisht të Vlorës

Nga Sefer Pasha Të udhëtosh nëpër Lumin e Vlorës këtë pranverë është kënaqësi. Me Namik Jahaj çapojmë për në fshatin Vranisht. Buzë lumit të Kaurit...

Lajme të tjera

Web TV