Arrestohet mësuesja/ Kryente marrëdhënie intime me nxënësin kur burri flinte në dhomën tjetër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mësuese e fëmijëve me nevoja të veçanta është arrestuar pasi akuzohet se i ka dhënë drogë e pije alkoolike një adoleshenti të virgjër, dhe më pas bëri seks me të në ditëlindjen e tij të 16-të.

36 vjeçarja Kimberly Wellman-Rich, është akuzuar tashmë për përdhunim të të riut, i cili po jetonte me të dhe bashkëshortin e saj që prej gushtit të vitit të kaluar.

Ndërsa Jeffrey Rich, 35 vjeç, gjithashtu u arrestua pasi ishte në dijeni të abuzimit dhe nuk e raportoi atë te autoritetet.

Në dokumentet e policisë së New Orleans thuhej se çifti kishin tymosur marijuanë dhe konsumuar pije alkoolike me adoleshentin.

Ky i fundit tha se eksperienca e tij e parë seksuale u bë me mësuesen Wellman-Rich, në ditën e ditëlindjes së tij. Mosha ligjore e pranimit për seks në shtetin e Louisiana është 17 vjeç.

Më pas thuhet se mësuesja kishte bërë seks me të disa herë të tjera, kryesisht në divanin e shtëpisë, por gjithashtu në krevat dhe në dhomën e miqve.

Gjatë disa prej incidenteve seksuale, bashkëshorti i mësueses, Jeffrey Rich gjendej në shtëpi, në një tjetër dhomë.

Sipas raportimeve, më 15 janar mësuesja e mori nxënësin në një “udhëtim vajzash” në New Orleans me shoqet e saj, dhe më pas i kishte kërkuar atyre të dilnin nga dhoma e hotelit që ata të bënin seks.

Kur ata ishin kthyer në shtëpinë e Wellman-Rich, adoleshenti i tha policisë se ishte konfrontuar me bashkëshortin e saj.

Jeffrey Rich i kishte thënë atij me tone kërcënuese të mbante sekret aventurat me gruan e tij, tha policia.

Policia u lajmërua nga një telefonatë anonime për abuzimin e gruas me adoleshentin, dhe më 11 shkurt e ndaluan me akuzat e “përdhunimit ligjor”, siç njihen ndryshe marrëdhëniet e ndaluara seksuale, pa përdorim dhune.

Lexo edhe :  VIDEO/ Autobusi me 20 pasagjerë “zhytet” papritur në lumë. Ja pamjet e frikshme

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV