Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se vullneti i tij për bashkëpunim i drejtohet vetëm PD-së dhe është i gatshëm për një bashkëpunim pa limit dhe pa vija të kuqe.
“Nuk kam asnjë kufi për bashkëpunimin me PD, fare s’kam asnjë vija të kuqe. Vetëm me PD, jo me opozitën. Nuk është “Duam këto”. Vendosëm një frymë dhe më pas hajde ulemi dhe ndërtojmë parimet”, tha ai.
Ai ka përjashtuar këtu kategorikisht jashtë këtij bashkëpunimi Metën, duke thënë se është dënuar nga populli dhe ndëshkimin do ia japë parlementi aktual.
“Meta jashtë çdo konfiguracioni dhe do merret vendimi me parlamentin me këtë”, tha Rama.