Si do hetohet “Gërdeci”? Gjykata speciale vendos për fatin e Fatmir Mediut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dje gjykata e Lartë vendosi revokimin e vendimit që pengonte gjykimin e ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu për dosjen e Gërdecit. Dokumente i kaluan gjykatës speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Tashmë pas këtij vendimi pritet që brenda 30 ditësh nga dhe gjykata e posaçme duhet të shprehet në dhomë këshillimi nëse do lërë në fuqi vendimin e 2009, apo do e çojë çështjen për gjykim.

Duke qenë se tashmë ish-ministri Mediu nuk është më në kompetencë të kësaj gjykate, por të gjykatës së Posaçme.

Ndërkohë avokati mbrojtës i tij Ardian Visha tha se mundësitë për ta rihapur çështjen janë të pakta.

Kjo pasi sipas mbrojtjes gjykata e posaçme e shkallës se parë nuk mund të prishë një vendim të gjykatës së Lartë që në këtë rast është vendimi i pushimit të 2009.

Por tashmë gjykata e Posaçme duhet të mblidhet dhe të shprehet, nisur edhe nga kërkesat e fundit të familjes Durdaj.

Në rast se kjo çështje hapet Mediu do të gjykohet në bazë të postit si ish ministër që ka mbajtur, ndërkohë që tashmë ai nuk gëzon më as mandatin e deputetit. Nga ana tjetër edhe SPAK ka një këmbëngulje të fortë për këtë çështje.

Të fundit

Rama-Bardhi “çoroditje” në SPAK, as denoncim, as hetim

Prokuroria e Posaçme (SPAK) vendosi dje të mos regjistrojë padinë për shpifje të Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit kundër...

Gjobë kush nuk voton

Në propozimet e grupimit të opozitës për ndryshimin e Kodit Zgjedhor aktual, është edhe pika e “votimit të detyruar”. Ndonëse nuk përcaktohet masa ndëshkuese,...

Horoskopi për ditën e sotme, ja çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi Gabime të vogla mund të zgjidhen lehtësisht, ndaj mos u përfshini nga paniku në vendin e punës. Tregohuni sa më të sigurtë në veten...

Nuk ka befasi, Manchester City shkatërron Brightonin dhe merr kryesimin e Premier League

Manchester City me shpejtësi maksimale në sprintin final të sezon. Kampionët në fuqi të Premier League-s fituan thellë 4-0 në fushë e Brightonin dhe...

Lajme të tjera

Web TV