Asambleja e PS-së/ Analizë për zgjedhjet dhe paralajmërim për ndryshime të mëdha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Socialiste mbajti dje mbledhjen e Asamblesë ku u vendosën pikat për vijimin e mëtejshëm të një analize më të thelluar të rezultatit të 25 prillit dhe premisat për zgjedhjet lokale. Çfarë pritet në ndodhë në 12 qershor ku do të mbahet Kongresi i Jashtëzakonshëm dhe nisja e “spastrimeve” për disa drejtuesve të PS-së që dolën me rezultat jo të mirë në disa qarqe.

Nga Fernada Cenko

Partia Socialiste ka marrë vendim që të zhvillojë një analizë të procesit të zgjedhjeve të 25 prillit, që do të shërbejë për t’u përgatitur edhe për zgjedhjet lokale. Në mbledhjen e djeshme të Asamblesë së Partisë Socialiste, u miratua vendimi për zhvillimin e analizës së rezultateve në zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit 2021. Analiza do të kalojë në tri faza përmes një komisionit të posaçëm, ndërkohë brenda fazës së parë do të zgjidhen edhe bashkë-drejtuesit e rinj të organizatave socialiste. Ky procesi do të nisë në 15 Qershor 2021 deri në 15 Janar 2022 në çdo nivel të partisë. Vendimet u morën në mungesë të kryeministrit Edi Rama, i cili është nisur për një vizitë pune në Turqi. Edhe ne një deklaratë të mëparshme Rama tha se në këtë vit 30-vjetori, do jetë një fushatë hapjeje e Partisë Socialiste, hapje e cila sipas tij do të krijojë mundësi gjithëpërfshirëse. Ndërkohë, Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në fjalën e tij në Asamble u shpreh se në Kongresin e Jashtëzakonshëm do të paraqitet vizioni “Shqipëria” 2030 si dhe angazhimet kryesore të programit qeverisës të PS për mandatin e tretë, duke shtuar se PS do të fillojë fushatën më të madhe të hapjes ndonjëherë.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla e nisi me një urim për fitoren e mandatit të tretë fjalën e tij në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, që u zhvillua online. Balla u shpreh se do të bëhet një analizë të plotë të rezultatit të zgjedhjeve në të gjitha qarqet, ndërsa theksoi nevojën, sipas tij, për përmirësimin e përbërjes së strukturës organizative të PS. Balla tha se organizatat socialiste, jo në të gjithë territorin kishin efektivitetin e duhur sipas targetit të vendosur. Balla shtoi se Kongresi i Jashtëzakonshëm do të mblidhet më 12 qershor, ndërsa theksoi se PS do të fillojë fushatën më të madhe të hapjes ndonjëherë. “Kemi të gjithë nderin e të qenit pjesë e kësaj skuadre fituese. Ne do bëjmë një analiza të plotë të rezultati të zgjedhjeve në 6 muajt e ardhshëm për çdo qark. Ne do të kishim 78 mandate nëse nuk do kishim humbur 4 mandate për shkak të votave të pavlefshme, megjithatë ky është një rezultat shumë i pastër dhe jemi në kohën e duhur për të filluar një analizë në çdo këshill socialist, në çdo bashki dhe qark. Nga kjo analizë ripërtëritje të fuqisë sonë organizative dhe të bëhemi gati për fitoren e zgjedhjeve vendore të viti 2023 dhe ato parlamentare të viti 2025. Në të gjithë qarqet duhet të përmirësojmë përbërjen e strukturës sonë organizative dhe forcimin e organizatave tona socialiste të cilat jo në të gjithë territorin kishin efektivitetin e duhur sipas targetit të vendosur”, tha Balla. Ai nënvizoi se do të thërritet Kongresi i Jashtëzakonshëm. “Do të thërrasim Kongresin Jashtëzakonshëm për fillimin e një fushate të madh të hapje të PS, më të madhen dhe më realen që PS ka ndërmarrë duke i ofruar mundësi përfshirje të gjithë atyre që duan të bëhen pjesë e strukturave tona vendore. Do të ngremë një komision të posaçëm të analizës që do organizojë hartojë një raport të plotë të këtij procesi analitik të strukturës së partisë. Përbërja e komisionit do të synojë mbulimin e të gjithë territorit të vendit. Më 12 qershor PS mbush 30 vjeç dhe është dita e duhur për të thirrur Kongresin tonë të Jashtëzakonshëm dhe do paraqesim vizionin “Shqipëria” 2030 si dhe angazhimet tona kryesore të programit qeverisës”, tha Balla.

Lexo edhe :  6 rregulla për paratë që ndoshta nuk i dini

Anëtarësia në “filtër”

Sekretari organizativ i PS, Arben Pllumbi, ka dhënë informacion mbi të dhënat e anëtarësisë së partisë dhe u shpreh se niveli arsimor i anëtarësisë së partisë ka ardhur në rritje nga viti në vit. Pëllumbi falenderoi edhe patronazhistët për zgjedhjet e 25 prillit, ku tha se ishin përkrahësit me ndikim në komunitet dhe përballuan një ngarkesë elektorale të madhe, si dhe ishin një nga faktorët kryesorë të fitores së PS. “PS numëron mbi 112 mijë e 917 anëtarë. Anëtarësia e partisë ka regjistrime vet elektronik i cili është përmirësuar këto dy vite. Nga ky regjistër janë nxjerrë edhe të dhënat që po paraqesim. Në efektivin e partisë 30 mijë e 50 janë shoqe që përbëjnë 27.8% të anëtarësisë, nga 26.7 % që kishim vitin e kaluar, më shumë se në vitin 2019. Niveli arsimor i anëtarësisë së partisë ka ardhur në rritje nga viti në vit. PS aktualisht ka 34.8% të anëtarësisë me arsim të lartë, nga 31% që kishte në fund të vitit 2019. Qarku i Tiranës ka përqindjen me të lartë, më pas Gjirokastra, Vlora, Durrësi, Elbasani dhe Fieri. Me arsim të mesëm janë 43.6% e anëtarësisë, nga 47% që zinin një vit më parë. Kemi 78.4% të anëtarësisë me arsim të lartë dhe të mesëm, në total”, tha ai. Ndërsa në lidhje me anëtarësimet e reja, Partia Socialiste mbetet si një nga detyrat më kryesore. “Në kuadër të fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit funksionuan 5042 organizata, numri i tyre është shtuar. Organizata socialiste janë drejtuar nga dy bashkëkryetarë, një shoqe dhe një shokë. Implemetimi i kësaj risie pati vështirësitë e veta por procesi eci dhe deri në kongresin e partisë të 29 shkurtit ishin zgjedhur 2526 shoqe kryetare të OS, më shumë se gjysma. U punua mirë në shumë qarqe. Patëm edhe disa vështirësi, sidomos edhe nga pandemia, që kërkuan veçori të punës së strukturave. Procesi pati vlerësim maksimal nga anëtarësia jonë. Përkrahësit me më ndikim në komunitete u ngarkuan me detyrën e patronazhistët, të cilët përbën bazën e piramidës së strukturës elektorale të partisë. Partonazhistët përballuan një super ngarkesë elektorale me të patronazhuarit, që ishte një nga faktorët kryesorë të fitores tonë. Veprimtaria e tyre mori vlerësimet maksimale nga kreu i partisë. Patëm edhe disa personalitete që spikatën në përballimin e vështirësive të vitit të kaluar.’- tha Pëllumbi.

 

 

Të fundit

‘Thumbime’ politike/ Përfundon takimi mes Mitsotakis dhe Erdogan, ja çfarë u diskutua

Vetëm disa orë ka zgjatur vizita zyrtare e kryeministrit grek në kryeqytetin e Turqisë dhe bisedimet me presidentin turk,...

Rama, asnjë fjalë për Belerin/ Kollçaku: I përket drejtësisë

Deputeti Bardhyl Kollçaku, në intervistën për “Special Report”, u ndal edhe te fakti që kryeministri Edi Rama nuk komentoi për çështjen e Fredi Belerit...

Si ndodhi vrasja e 28-vjeçarit në Fier? Gazetarja e njohur zbulon detajet

Autori Azgan Mernica u arratis menjëherë pas krimit të rëndë, ndërsa policia vijon krehjen e zonës për gjetjen e tij dhe vënien në pranga. Nga...

Vizita e Ramës në Athinë, Ngjela: Grekët po tregohen injorantë me Belerin

Avokati, Spartak Ngjela e cilësoi takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë,  si një zhvillim shumë pozitiv dhe dëshmi se çështja shqiptare...

“Rama në Athinë, tur bashkimi”/ Deputeti socialist: Vullneti i PS është i madh

Deputeti socialist, Bardhyl Kollçaku komentoi takimin e së dielës të kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi. Në një intervistë për “Special Report”...

Lajme të tjera

Web TV