‘Çmenduria’ në Tiranë/ Gazetarja raportonte live , shoferja i shkon tek këmbet me makinë (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë televizive çfarë nuk ndodh! Ka njerëz që u shmangen kamerave, disa të tjerë para objektivit mundohen të sillen mirë sa për sy e faqe, por ky ishte nje raste ndryshe sot me një zonjë në Tiranë.

Siç shihet në këto pamje gjatë një lidhjeje “live” në edicionin e lajmeve të mesditës në Top Channel, gazetarja Kristi Gongo vihet në rrezik duke raportuar para gjimnazit Ismail Qemali, nga një drejtuese mjeti e cila këmbëngulte të parkonte pranë reporteres, e cila për shkak të detyrës nuk mund të shmangej në ato caste.

Manovra që kërkon të kryejë zonja duket se ishte e vështirë për të edhe nëse gazetarja nuk do t’ia kishte zënë vendiparkimin në një zonë ku kishte plot të tilla në fakt.
Ishte ndërhyrja e kameramanit që shihte ngjarjen teksa filmonte e cila i dha fund kësaj ngjarjeje pa incidente. Shkathtësia dhe qetësia në parkim janë disa cilësi që na bëjnë qytetarë më të mirë dhe që na ndihmojnë të mos kontribuojmë “live” në kaosin që shpesh mbizotëron në rrugët tona për shkak të padurimit. /TopChanel

Të fundit

Horoskopi i ditës, 13 maj 2024

Dashi Hëna do jetë në të njëjtën linjë me Saturnin sot dhe do ju bëjë edhe më të mençur dhe...

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet në katër dhoma dhe me...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Lajme të tjera

Web TV