Historia si nëpër filma! Gruaja e rrihte, vjehrri e vrau/ Gazetarja zbulon: Gjykata i dha të drejtë babait të mbajë fëmijët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej më shumë se një viti, Kudret Salia ka nisur procedurat për të ndarë nga bashkëshortja e tij. Por fatkeqësisht, ai sot mbeti i vrarë nga ish-vjehrri i tij, Mexhit Picari, i cili e ka qëlluar me 5 plumba.

Kudreti ndodhej në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës kur Picari ka shkuar dhe ka hapur zjarr. Gjithashtu nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe avokati i Saliat,  Adriatik Cama i cili mori një plumb.

Ndërkohë bëhet e ditur se padia për divorc është paraqitur nga viktima më 24 dhjetor 2020. Për çështjen që është në drejtimin e gjyqtares Irena Plaku janë zhvilluar katër seanca. Ndërsa, sot 10 minuta përpara vrasjes do të niste edhe seanca e pestë, ku djali i tyre i madh do të dëshmonte se me cilin nga prindërit do të qëndronte.

“Fëmijët do i mbante babai, jo nëna. Kjo e fundit i ishte kërkuar që të takonte fëmijët në datat e caktuara. Në momentin e krimit, kur viktima po priste për të hyrë në procesin gjyqësor, ishte së bashku me avokatin, një punonjëse sociale dhe djalin e madh të moshës 16-vjeçare. E ëma kërkonte që fëmijët ti mbante ajo, derisa të shpallej vendimi përfundimtar. Dhurata jetonte në Vorë me prindërit e saj”, tha gazetarja e njohur, Anila Hoxha për emisionin “Breaking” në Top News.

Si duket shkak që Kudret Salia të kërkonte ndarjen nga bashkëshortja ka qenë dhuna në familje. Ai në disa raste ka bërë kallëzime se dhunohej nga bashkëshortja. Kjo e fundit ka qenë edhe e arrestuar për dhunë në familje. Madje Salia kishte kërkuar një vit më parë edhe urdhër mbrojtje.

I ndjeri kishte tre fëmijë të mitur me gruan ndërsa është ankuar edhe se nuk e lejonte që t’i takonte.

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV