Italia thyen rekord, 600.000 të vaksinuar brenda 24 orëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Italia është bërë vendi i dytë në Europë me numrin më të madh të personave të vaksinuar. Autoritet shëndetësore njoftuan se vetëm ditën e premte në vend janë administruar 600. 000 doza vaksinash COVID-19.

“Dita e premte është shënuar nga një numër rekord injektimesh në 24 orë, që ka arritur pragun e 600 000 vaksinimeve, ndërkohë që numri i dozave të administruara ka kaluar tashmë pragun 37 milionë”, përshëndeti organizmi qeveritar i ngarkuar me fushatën e vaksinimit në një komunikatë.

“Italia është gjithashtu në vendin e dytë absolut në Europë për sa i përket popullsisë plotësisht të vaksinuar, menjëherë pas Gjermanisë dhe përpara Francës dhe Spanjës”, shtoi ai duke ia atribuar këtë sukses pjesërisht rritjes së numrit të qendrave të vaksinimit, të cilat janë sot 2 666 kundrejt 1 500 në fillim të marsit.

800 qendra të reja do të hapen gjithashtu gradualisht në javët e ardhshme.

Sipas shifrave të botuara në faqen e qeverisë italiane, 37,06 milionë doza të vaksinave janë administruar që nga fillimi i fushatës së vaksinimit dhe 12,7 milionë njerëz janë vaksinuar, ose 23,48% e popullsisë mbi moshën 12 vjeç.

Pandemia ka shkaktuar vdekjen e 126 415 personave në Itali, ku numri i rasteve të reja dhe vdekjeve ka qenë në rënie të vazhdueshme javët e fundit, me 2 557 raste të reja dhe 73 vdekje të regjistruara të premten.

Ndërkohë Lombardia, zona më e goditur e Italisë nga COVID-19 është pranë imunitetit të tufës.

Pas më shumë se 103 mijë dozave të kryera të premten në Lombardi, “ne po i afrohemi shpejt 70% të popullsisë së vaksinuar. Një përqindje që do të nënkuptonte arritjen e imunitetit të komunitetit”. Kështu shkroi nënkryetarja e Rajonit Letizia Moratti në “Facebook”, duke konfirmuar përparimin e mirë të fushatës së imunizimit në zonë.

Lexo edhe :  Zelenskyy merr vendimin drastik: Ja kur do t’i bashkohemi NATO-s!

Vaksinat e para për të pastrehët do të fillojnë gjithashtu të hënën, me njësinë rajonale të krizës që ka ftuar të gjithë Ats-të të lidhen me shoqatat që merren me të pastrehët në zonë, për t’u përpjekur të arrijnë sa më shumë të jetë e mundur. Vaksinimet do të fillojnë në disa konvikte në qytetin e Milanos, pasi Agjencia Rajonale e Emergjencave Rajonale ka bërë inspektimet e para në disa objekte për të identifikuar hapësirat e nevojshme, në veçanti hapësirën e inokulimit, zonën e pritjes pas vaksinimit, ashtu si atë para-vaksinimit me përcaktimin e flukseve.

 

Të fundit

Tetë orë në SPAK/ Veliaj: Dhashë kontributin tim për të vërtetën, unë sot nuk jam…

“Unë sot nuk jam as i akuzuar, por as në hetim. Dhash kontributin tim për të vërtetën”, kështu shprehet...

Luizi falenderon Kiarën: Më ke bërë bab dhe njeriun më të lumtur në botë (Video)

Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagramit, fituesi i edicionit të dytë të ‘BBV’, Luiz Ejlli ka ndarë një video ku mes emocionesh...

Pas skandaleve dhe ofendimeve, Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kthehen sërish bashkë?

Para pak kohësh Fjolla Morina ka ‘tronditur rrjetin’ me anë të një video live në Instagram. Këngëtarja ka akuzuar ish- partnerin e saj, Fisnik...

Ndryshimi i skemës së tarifimit për furrat e bukës/ OSHEE kontrolle në çdo subjekt

Furnizuesi i Shërbimit Universal ka përcaktuar procedurat që duhet të ndjekin furrat e bukës, që prodhojnë edhe produkte pastiçerie apo kanë ekspres dhe bar...

Ë N D R R A . E . M A M Ë S

Artan Shkreli vjet mbasi ndërroi jetë Gjergj Kastrioti, aty nga 1533-shi, doli në Augsburg të Gjermanisë libri i Marin Barletit me titull: "Des Allerstreytparsten und...

Lajme të tjera

Web TV