Vrau 8 mijë myslimanë/ Burgim të përjetshëm për “kasapin e Bosnjes”, Ratko Mladiç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-komandanti i ushtrisë së serbëve në Bosnje-Hercegovinë , Ratko Mladiç dënohet me burgim të përjetshëm.

Apeli i Gjykatës së Kombeve të Bashkuara ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë në 2017.

Ratko Mladiçi u akuzua për vrasjen e mbi 8 mijë djemve e burrave myslimanë  në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë, ndër mizoritë më të rënda në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Masakra u krye në një zonë që ishte shpallur e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara.

Ai ishte përgjegjës për rrethimin dhe bombardimin e Sarajevës ku u vranë 10 mijë civilë.

Ratko Mladiç, kishte qëndruar në Beograd në vitet e para pas ngritjes së akuzave ndaj tij, ndërsa ishte fshehur pas rënies së presidentit serb Sllobodan Millosheviç në vjeshtën e vitit 2000.

Në maj të vitit 2011 ai u arrestua në një fermë në Serbinë veriore, pas një periudhe trysnie të Bashkimit Evropian mbi Serbinë që aspiron integrimet evropiane.

Gjyqi kundër tij, u hap në maj të vitit 2012. Gjatë tërë procesit ai ka mohuar akuzat ndërsa mbrojtja e tij kërkoi disa herë që ai të lirohet për t’ju nënshtruar përkujdesjeve mjekësore, por gjykata refuzoi.

Gjykata për krime lufte në ish Jugosllavi u themelua në vitin 1993 dhe procesi kundër Ratko Mladiçit është i fundit para mbylljes së saj.

Ajo ishte gjykata e parë për krime lufte pas gjykatës ushtarake të Nurembergut në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe u ngrit në mes të luftës së Bosnjës.

Ajo ngriti akuza ndaj 161 vetave, 83 prej të cilëve janë dënuar. Në mars te vitit 2016-të, kjo gjykatë shpalli fajtor shefin politik të Ratko Mladiçit, Radovan Karaxhiç, i cili u dënua me 40 vjet heqje lirie nën akuzat për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Lexo edhe :  Italia miraton ligjin, gjobë ose burg kush braktis kafshët

Ish presidenti serb Sllobodan Millosheviç, u akuzua në vitin 1999 në kohën e luftës së Kosovës dhe u dërgua në Hagë në vitin 2001. Në vitin 2006 vdiq derisa po gjykohej për krime lufte e gjenocid në hapësirat e ish Jugosllavisë.

 

 

Të fundit

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit të drogës

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit Aristotele të Selanikut,...

Tjetër aksident me shqiptarë në Maltë/2 punëtorë bien nga kati i tretë pasi shembet çatia

Dy punëtorë ndërtimi u plagosën rëndë kur një çati mbi të cilën po qëndronin u rrëzua dhe ata ranë tre kate në një shtëpi...

Përgatitje për zgjedhjet e 2025?/ Kryedemokrati Basha takim me bashkëatdhetarët në Itali

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka njoftuar se ditën e shtunë në orën 18:00 një takim me bashkëatdhetarë në Itali. Me anë të një...

Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD

Nga Lorenc Vangjeli Nëse Sali Berisha është mbreti i kurorëzuar, Gazmend Bardhi është princi i errët i inkoherencës. Të dy së bashku, në një listë...

Nagelsmann: “Nuk më kërkoi vetëm Bayerni, ja arsyeja e rinovimit me Gjermaninë”

Julian Nagelsmann rinovoi pak ditë më parë. 36-vjeçari do të qëndrojë në pankinën e kombëtares gjermane deri në Botërorin e vitit 2026, që do...

Lajme të tjera

Web TV