Prostata dhe patologjitë e saj më të shpeshta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Problemet me prostatën hasen shpesh por më së shumti prekin meshkujt e moshës mbi 50 vjeç.
Prostata është një gjendër e vogël, në madhësinë e një gështenje dhe gjendet vetëm te meshkujt. Ёshtë e lokalizuar nën vezikën urinare dhe rrethon uretrën (kanali që shërben për nxjerrjen e urinës jashtë trupit). Prostata ka si funksion prodhimin e një lëngu të trashë dhe të bardhë që i miksuar me spermatozoidet krijon spermën.

Me kalimin e moshës gjendra e Prostatës tenton të zmadhohet dhe patologjitë (sëmundjet) më të shpeshta që prekin atë janë:
Zmadhimi i prostatës (zmadhim beninj)
Prostatitis (inflamacioni i Prostatës)
Kanceri i Prostatës

ZMADHIMI I PROSTATËS

Zmadhimi i prostatës është një patologji që haset shpesh te meshkujt me kalimin e moshës. 1 në 3 meshkuj të moshës mbi 50 vjeç paraqesin simptoma të prostatës së zmadhuar.Ky është një zmadhim beninj I prostatës pra që nuk shkaktohet nga kanceri dhe nuk rrit rrezikun për t’u prekur nga ky lloj kanceri.

Shenjat e zmadhimit të prostatës janë:

Vështirësi në urinim
Ndjesi e mozbrasjes së plotë të fshikëzës së urinës
Nevojë për urinim të shpeshtë
Rrjedhje e dobët e urinës
Urinim i shpeshtë gjatë natës
Nëse konstatoni simptomat e mësipërme duhet të kontaktoni me mjekun specialist urolog për të marrë trajtimin e duhur.

PROSTATITI

Prostatit kemi në rastet kur gjendra e prostatës inflamohet e cila mund të shkaktohet nga një infeksion bakterial por në të shumtën e rasteve nuk gjendet asnjë lloj infeksioni dhe mbetet e paqartë shkaktari I vërtetë që çon shfaqjen e kësaj patologjie. Në ndryshim nga Zmadhimi apo Kanceri I Prostatës që zakonisht prekin meshkujt e moshave të mëdha, Prostatiti haset në meshkujt e të gjitha moshave dhe është më I përhapur të meshkujt e moshave 30-50 vjeç.

Simptomat e Prostatitit janë:

Dhimbje në pjesën pelvike, të legenit dhe organet genitale
Dhimbje gjatë urinimit
Ndjesi urinimi e shpeshtë
Vështirësi në urinim ( si psh. pamundësi për të filluar urinimin)
Dhimbje gjatë ejakulimit
Edhe në këto raste, pra nëse keni prezencë të simptomave më lart, rekomandohet të konsultoheni me mjekun specialist urolog.

Lexo edhe :  Argjira flet për herë të parë për ndarjen me Gracianon: Duhet të flasim sy më sy

KANCERI I PROSTATËS

Kanceri i prostatës është ndër kancerat më të përhapur te meshkujt dhe përsa I përket shkaktarëve që cojnë në shfaqjen e tij akoma nuk ka një ide të qartë por shanset që të prekeni nga kanceri i prostatës rriten me rritjen e moshës. Statistikat tregojnë që më së shumti preken meshkujt e moshës së tretë (mbi 65 vjeç), por gjithësesi meshkujt e moshës mbi 50 vjeç janë ata më të rrezikuarit për t’u prekur. Faktorë të tjerë rreziku për këtë lloj Kanceri janë edhe:
Historia familjare – Meshkujt që kanë familjar të gradës së parë që kanë patur ose kanë kancer të prostatës, janë 50% më shumë të rrezikuar për t’u prekur në krahasim të tjerët.
Faktorë të tjerë rreziku konsiderohen edhe; dietë e pasur me yndyrna, duhani, konsumi i alkolit, etj. Simptomat shoqëruese të Kanceri të Prostatës mund të jetë e vështirë të dallohen nga ato të zmadhimit të Prostatës dhe si të tilla mund të përmendim:
-Urinim i shpeshtë, sidomos natën
-Probleme dhe vështirësi në urinim
-Dhimbje apo djegie gjatë urinimit
-Prezencë gjaku në urinë apo në spermë
-Ҫrregullime në ereksion
-Dhimbje në kofshë, ije dhe në fund të shpinës

Diagnostikimi në fazat fillestare çon në trajtimin e hershëm dhe të suksesshëm të pacientit, pra përpara se sëmundja malinje të prekë edhe organet e tjera. Më shumë se 90% e pacientëve të diagnostikuar në faza të hershme të sëmundjes kanë mundur të trajtohen me sukses.

Për të gjitha patologjitë më lart është e rëndësishme që në rast ekzistence të simptomave duhet të kontaktoni në kohë me mjekët specialistë urologë. Ekipi i Departamentit të Urologjisë në Spitalin Hygeia nën drejtimin e mjekut të mirënjohur dhe me shumë eksperiencë, Dr.Spyridon Gouvalis, ofrojnë ekspertizën e plotë në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit e të gjithë sëmundjeve të prostatës dhe jo vetëm.

 

Të fundit

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

E keni ditur? Këto janë ushqimet më të mira kundër fryrjes së stomakut

Dhimbjet e barkut, gazrat dhe fryrja e stomakut janë kryesisht simptoma të një tretjeje problematike por edhe pasoja të ushqyerjes së keqe. Ka ushqime të...

Përse i duhet i ‘shkarkuar’ Gabriel Escobari, Albin Kurtit?

Nga Mero Baze Gabriel Escobar, zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit i SHBA dhe i dërguari Special në zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, si dhe...

Lajme të tjera

Web TV