SPAK paralajmëron arrestime të tjera të zyrtarëve të lartë/ Kraja: Është vetëm fillimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka shfrytëzuar sot panelin e konferencën ‘Forcimi i Drejtësisë Penale’ për të paralajmëruar një deklaratë, se do të ketë arrestime të tjera zyrtarësh të lartë të shtetit shqiptar.
Ai tha se ditët në vijim, SPAK do të dërgojë në gjyq të tjerë zyrtarë të lartë që kanë abuzuar me fondet publike.
Duke iu referuar arrestimit të dy prokurorëve dhe kryebashkiakut të Lushnjes, ditët e fundit, Arben Kraja tha se këto janë vetëm fillimi i një pune që do të ketë të njëjtin ritëm dhe prioritet.
“Përparësi e SPAK është lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit e hetimit të rasteve ndaj zyrtarëve të lartë, por duhet të kemi parasysh se ato që ndodhën ditët e fundit 2-3 ngjarje që janë bërë publike nuk është se është fundi, është fillimi i një produkti që ka kohë që po punojmë e do vijojë me të njëjtin ritëm e përparësi. Lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit, pastrimit të parave janë prioritetet tona, kundër shkelësve e abuzuesve të fondeve publike janë prioritet e do kenë produkt në vazhdimësi. Kemi menduar të kapërcejmë pak atë shkallën e raportimit të produktit, puna jonë mbaron kur të kemi një vendim të formës së prerë të gjykatës. Përjashto sot që dërguam për gjykim një grup të rrezikshëm kriminal, vetëm ditët e fundit GJKKO ka dhënë vendime përfundimtare për disa grupe të rrezikshme kriminale, efektiviteti i punës tonë duket te faza e fundit e jo të faza e parë që kërkon dhe kohën e nevojshme për t’u arritur. Në raport me të ardhmen kemi shumë punë për të bërë , por është vullneti i mirë nga të gjithë prokurorët, kanë kompetencat, trajnimin, mbështetjen dhe pavarësinë e duhur për të vendosur bazuar në bindjen që do kenë.
Kreu i SPAK, tha se BKH është gjithashtu drejt konsolidimit, ndërsa kërkoi nga ministria e drejtësisë, të mendohet një hapsirë e re për akomodimin, për të patur hapsirën e duhur.
“BKH është drejt konsolidimit, përzgjedhja e grupit të dytë është drejt fundit, besoj deri në fund të vitit. Është e domosdoshme të mendohet për një hapsirë të duhur të akomodimit. Pavarësisht se jemi struktura, por ushtrojmë të njëjtin funksion, bëjmë të njëjtën punë. Kemi firmosur një marrëveshje mirëkuptimi. Kemi përmbyllur detyrimet gjatë këtij viti për raportim qoftë me KLP si edhe me Kuvendin, arritëm të realizojmë detyrimet ligjore.
Jemi pjesë e strukturës që raportojmë për BE, edhe në drejtim të pjesëmarrjes në grupet e punës për hartimin e ligjeve të ndryshme. Kemi qenë prezent në gjykatë kushtetuese. Kemi zbatuar detyrimet ligjore, në raport me institucionet e tjera”.

Të fundit

‘Euronews Travel’: Lugina e Thethit, vendi i përsosur për t’u çlodhur

Destinacionet në të gjithë Evropën po luftojnë kundër turizmit masiv. Nuk është për t’u habitur që shumë vizitorë po...

Çfarë po ndodh?/ NATO nis manovrën më të madhe ushtarake që nga Lufta e Dytë Botërore

Një manovër e madhe e NATO-s që përfshin trupat ajrore nisi të hënën fazën e saj kryesore në Rumani me parashutistët të zbritur në...

“A bën Ramushi punë shtëpie?” Ja si përgjigjet Anita Haradinaj

Ramush Haradinaj është një figurë e dashur për shumë shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri. Daljet e tij mediatike janë më së shumti në lidhje...

Sot protesta e opozitës, policia zbulon cilat janë rrugët që do bllokohen në kryeqytet

Opozita mban sot protestën e saj të radhës para Bashkisë së Tiranës. Policia e Shtetit me anë të një lajmërimi ka dhënë detaje për...

Hidhet në qarkullim monedha metalike shqiptare, 10 Lekë, emetim i vitit 2023

Banka e Shqipërisë njofton publikun se duke filluar nga data 28 maj 2024 do të hidhen në qarkullim, monedhat metalike shqiptare me vlerë nominale...

Lajme të tjera

Web TV