Analiza e zgjedhjeve/ Kryesia e PD debate për raportin, të vjetrit “mbysin” Bardhin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analiza e zgjedhjeve/ Kryesia e PD debate për raportin, të vjetrit “mbysin” Bardhin

Raporti me 13 pika është dorëzuar dje në Kryesi ku nuk është pritur mirë nga drejtuesit politik. Gazeta ka zbardhur pikat pse PD e quan “masakër elektorale” zgjedhjet e 25 prillit

Antarët e Kryesisë së Partisë Demokratike kanë debatuar gjatë dhe me tone të larta për analizën e zgjedhjeve të 25 prill.  Sipas drejtuesve politikë, dokumenti i paraqitur nuk pasqyron realitetin. Edmond Spaho është shprehur i pakënaqur me analizën përfundimtare për qarkun që ai përfaqësonte. Sipas tij, ai e arriti objektivin, duke marrë 5 mandate.  “Aty në raport z.Bardhi thua qe Korça nuk ka dalë brenda pritshmërive? Si e shpjegon? Unë kam bërë tjetër analizë. Kam marrë rezultatin më të mirë. Kam pasur objektiv 5 mandate kam fituar 5 mandate”, mësohet të ketë thënë Spaho.

Ndërsa Edi Paloka u shpreh se ai dokument duhet ndryshuar. “Ky dokument nuk është realist. Nuk pasqyron ate qe drejtuesit politik kane shkruar ne raportet e tyre. Duhet ndryshuar dokumenti, nuk mund ta miratojmë në këtë mënyre si është hartuar”, është shprehur Paloka.  Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi ka deklaruar se metodologjia e analizës nuk është bërë nga ai, por është bërë sipas një plani nga konsulentët. “Metodologjia e analizës nuk është bërë nga unë, por është bërë sipas një plani të bërë nga konsulentët. Mbi bazën e asaj metodologjie është bere analiza”, mësohet të jetë shprehur Bardhi!

Dokumenti i PD

13 konkluzionet e masakrës zgjedhore të 25 Prillit 2021

  1. Për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve Qeveria u angazhua në një operacion masiv dhe skemë sistematike në shkallë të gjerë të blerjes së votave, në bashkëpunim me kartelet e drogës dhe bandat më të rrezikshme të krimit të organizuar, të cilat në shumë raste u morën në mbrojtje nga Policia e Shtetit.
  2. Partia Socialiste vendosi disa përfaqësues të krimit të organizuar në listat e saj për deputetë.
  3. Një shqetësim më i madh se blerja e votës ishte keqpërdorimi i burimeve të administratës shtetërore, dhe heqja e kufirit midis partisë dhe shtetit, ku evidentohen këto të dhëna.
  4. Asnjë nga krimet elektorale nuk është ndëshkuar, përfshirë ato që u zhvilluan gjatë zgjedhjeve 2016, 2017 dhe / ose 2019, të cilat vazhdon të ushqejë ndjenjën e përhapur të mosndëshkimit të krimeve të lidhura me zgjedhjet, duke nxitur kështu përhapja e tyre masive në vitin 2021.
  5. Mazhoranca socialiste ndryshoi Kushtetutën në mënyrë të njëanshme dhe shkeli Marrëveshjen e 5 Qershorit të arritur në kuadrin e Këshillit Politik, duke i krijuar Partisë Socialiste avantazhe të padrejta elektorale, për shkak ndryshimi i formulës së konkurimit në koalicione, ulte peshën e partive politike të koalicionit opozitar, apo krijonte kushtet për të dalë me lista të veçanta të partive brenda koalicionit opozitar. Ndryshimet e njëanshme elektorale, strukturore dhe të padrejta të sistemit të shënjestruara nga PS, janë një nga faktorët që çuan në një avantazh të padrejtë prej 11 mandatesh në favor të Partisë Socialiste, pavarësisht një diference elektorale minimale midis koalicionit opozitar dhe Partisë Socialiste gjithsej vetëm 38.409 vota. Nëse formula e shpërndarjes së mandateve dhe ndërtimit të koalicionit nuk do ishte ndryshuar, me këtë rezultat që është siguruar me këto kushte konkurimi, PS do të kishin 4 mandate më pak, dhe konkretisht në Berat, Durrës, Gjirokastër dhe Vlorë.
  6. Shumica qeverisëse kontrolloi edhe procesin e vendimmarrjes së KQZ-së, duke ndërhyrë politikisht në ndryshimin e paraqitjes që ishte rënë dakord të fletëve të votimit në minutën e fundit, duke shkaktuar një konfuzion tek votuesit. Kjo rezultoi në një rritje drastike të numrit të fletëvotimeve të pavlefshme, duke arritur një rekord të lartë prej 83 mijë votash, ose 5% të totalit vota, niveli më i lartë ndonjëherë në historinë zgjedhore shqiptare. Në terma praktikë, fletët e pavlefshme 83.019 kanë ndikuar në rezultatin e opozitës dhe përfitimin nga PS-PSD të paktën 4 mandateve më shumë, për vetëm 4,254 vota në total (në Berat, Durrës, Korçë, dhe Shkodër).
  7. Vetëm pak ditë para zgjedhjeve qeveria vendosi të mbyllë kufirin me Greqinë dhe Maqedonia e Veriut nën pretekstin COVID-19, duke bërë kështu votën e emigrantëve shqiptarë të pamundur. Kjo u reflektua në pjesëmarrjen e ulët në votime në Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.
  8. Në të gjitha Raportet e të 12 qarqeve jepen evidenca të plota, me raste konkrete dhe të detajuara, sesi rezultati i zgjedhjeve në qark është ndikuar në mënyrë masive nga katër elementët kryesor të masakrës zgjedhore, që janë: Blerja masive e votave; Përfshirja e grupeve kriminale në fushatë me një mision të qartë; Shpërdorimit masiv të burimeve njerëzore dhe financiare të shtetit, në favor të partisë në pushtet; Shpërdorimit të autoritetit të Policisë së Shtetit në favor të partisë në pushtet, duke mos krijuar kushte të barabarta të garës, si dhe parandalimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore.
  9. Në termat e rezultatit zgjedhor, Partia Demokratike arriti të siguronte 59 mandate nga 140 mandate gjithsej, ose 42 % të mandateve totale. Krahasur me zgjedhjet e vitit 2017, ku PD mori 43 mandate, rezulton se numri i mandateve të fituara është rritur me 16 mandate, pra ka një rritje 37 % të numrit të mandateve të fituara. PD arriti të siguronte 622,265 të vlefshme (39.43 %), me një rritje prej 36 % krahasuar me vitin 2017 ku mori vetëm 456,481 vota (28.85 %). Konkretisht, Partia Demokratike në 2021 ka marrë 165,784 vota të vlefshme më shumë se në vitin 2017.
  10. Nga analiza e të dhënave të rezultatit zgjedhor rezulton se: Kanë arritur projeksionin maksimal në mandate qarqet Dibër, Elbasan dhe Kukës. Kanë arritur projeksionin minimal në mandate, duke qenë brenda pritshmërisë, qarku Berat, Fier, Korçë, Lezhë dhe Vlorë. Nuk ka arritur projeksionin minimal në mandate dhe për pasojë cilësohet si i parealizuar projeksioni në mandate për qarqet Durrës, Gjirokastër, Shkodër dhe Tiranë.
  11. Rezultati i listës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2021 (39.4 %) është i krahasueshëm vetëm me rezultatin e listës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2009 (40.2 %), me një diferencë vetëm – 0.8 %. Në këtë kuptim, për të vlerësuar performancën e secilit qark, duhet që rezultati i listës së PD në zgjedhjet e vitit 2021 të krahasohet me atë të vitit 2009 (në % ose mandate), nga ku rezulton se: a.Kanë patur performancë brenda pritshmërisë së rezultateve historike të Partisë Demokratike, qarqet 1. Berat, 2. Dibër, 3. Elbasan, 4. Fier, 5. Kukës, 6. Korçë, 7. Lezhë dhe 8. Vlorë. b.Kanë patur performancë më të ulët dhe jo brenda pritshmërisë së rezultateve historike të Partisë Demokratike, qarqet 1. Durrës, 2. Gjirokastër, 3. Shkodër, dhe 4. Tiranë.
  12. Ndryshimi i formulës së koalicionit, nga listat e përbëra në lista të përbashkëta, uli forcën e koalicionit opozitar, për shkak se numri i kandidatëve pjesëmarrës në zgjedhje ishte njëlloj sikur PD të kishte konkuruar pa koalicion. Në shumë qarqe, partitë aleate mbetën pa u përfaqësuar në listën e Patisë Demokratike, për shkak se KQZ nuk lejojë, në shkelje të ligjit, regjistrimin e më shumë se 154 kandidatë gjithsej. Pra ndryshe nga formula e koalicionit e aplikuar në zgjedhjet e vitit 2009 dhe 2013, ku secila parti pjesëmarrëse në koalicion kishte listë me jo më pak se 140 kandidatë, në këto zgjedhje partitë e koalicionit, kishin gjithsej në gjithë qarqet vetëm 23 kandidatë.
  13. Në kushtet e masakrës zgjedhore, puna duhet të përqëndrohet në qarqet ku ka mundësi reale për mandate të tjera shtesë në qarqet Berat, Durrës, Fier, Gjirokastër, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë. Për pasojë, e gjithë strategjia në vijimësi për të goditur me forcë krimet zgjedhore dhe fenomenet e paligjshme që kanë ndikuar në rezultat, duhet të përqëndrohet kryesisht në këto 7 qarqe. Ndërkohë që edhe në qarqet Elbasan, Korçë dhe Lezhë puna duhet të përqëndrohet, jo vetëm në ruajtjen e mandateve aktuale, por edhe në potencialin e shtimit të mandateve.
Lexo edhe :  Orari më i mirë për të konsumuar darkën

 

Të fundit

E kemi ditur gabim! Ja sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë. Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

E keni ditur? Ja pesë arsye përse duhet të konsumoni vezë më shpesh

Veza është një nga ushqimet më të shëndetshme për njeriun që ka pësuar një rikthim triumfues, pas pretendimeve për rolin e saj negativ në...

Këto janë shenjat më besnike dhe më të përkushtuara të zodiakut

Besnikëria mund të bazohet, përveç karakterit dhe edukimit, edhe në horoskopin e personave. Lexoni më poshtë cilat janë shenjat më të përkushtuara dhe më...

OKB miraton rezolutën për anëtarësimin e Palestinës, mes tyre Shqipëria

Misioni amerikan tha se Autoriteti Palestinez nuk i plotëson kriteret për anëtarësimin në OKB dhe se rezoluta nuk zgjidh shqetësimet e ngritura më parë...

Edi Rama si shpëtimtar I zgjedhjeve evropiane të Greqisë

Nga Mero Baze Takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi ka marrë një vëmendje të madhe të panevojshme nga shtypi dhe politika greke,...

Lajme të tjera

Web TV