Majlinda Kelmendi e pafat në këto Lojëra Olimpike! Kampionia e botës eliminohet që në start

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Majlinda Kelmendi ka zhgënjyer në Lojërat Olimpike duke u eliminuar që në raundin e parë.

Kampionia e botës në Rio 2016 me Kosovën, kishte përballë rivalen hungareze Reka Pup në kategorinë 52 kilogramë. Pup u tregua më e saktë dhe arriti që të fitonte sfidën në “golden spore” pasi në kohën e rregullt nuk pati fitues.

Majlinda Kelmendi e pafat në këto Lojëra Olimpike! Kampionia e

Të gjithë u habitën me eliminimin e Kelmendit, pasi të gjithë kishin shpresa se ajo do t’ia dilte dhe pritshmëritë ishin të mëdha.

E teksa ndërpritet këtu aventura e xhudistes 30-vjeçare, kujtojmë se Kosova arriti një tjetër sukses historik ditën e djeshme. Kosova fitoi medalje ari në xhudo me Distria Krasniqin në kategorinë 46 kilogramë.

Majlinda Kelmendi e pafat në këto Lojëra Olimpike! Kampionia e

Të fundit

Karamuço zbulon detaje tronditëse/ Shumica e atentateve kryhen të dielën në darkë pasi…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i cili ishte i ftuar në “Top Story”  zbuloi detaje tronditëse për autorët dhe...

‘Principi i PD dhe Berishës, fantazëm’ / Çupi: Ilir Meta në listat e mbyllura, tallëse

Analisti Frrok Cupi, i ftuar në ‘ Real Story’ u shpreh se principi, parimet, teoritë dhe tezat në Partinë Demokratike janë një boshllëk. Sipas...

Ardhja e Trump, më shumë se gjysma mendojnë se marrdhëniet SHBA-Rama do mbeten njësoj

Në sondazhin e sotëm të zhvilluar nga Frontline dhe Eduard Zaloshnja, qytetarët shqiptarë u pyetën lidhur me ardhjen e presidentit Trump në Shtëpinë e...

Takime ose nuk ka, ose dështojnë/ BE beson në fuqinë e dialogut Kosovë-Serbi

Bashkimi Europian nuk ndryshon qëndrim për strukturat paralele të paligjshme serbe që po mbyllen në Kosovë. Zëdhënësja Anitta Hipper vijon t’i konsiderojë struktura të...

Po vjedhin llogaritë e qytetarëve, Shoqata e Bankave: Kujdes, mos jepni të dhënat

Pas një oferte joshëse në dukje nga një biznes apo tregtar, mund të fshihet një mashtrues. Shoqata e Bankave ngre shqetësimin për mashtrimet online...

Lajme të tjera

Web TV