Media prestigjioze italiane për Shqipërinë: Toka e shqiponjave ka rilindur, plazhet më të bukura për t’u parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Media prestigjioze italiane, Il Corriere, i ka kushtuar një shkrim bukurive shqiptare, sidomos, deteve e gjireve të “virgjra”.

Media, shkruan se deti dhe plazhet e Shqipërisë, janë më të bukurat për t’u parë, duke nisur nga Veriu në Jug, me pamje nga Adriatiku dhe Joni.

Ata nxisin qytetarët e tyre që të vizitojnë vendin tonë, duke argumentuar se Shqipëria ndodhet afër gjeografikisht me Italinë, ka bukuri përrallore dhe disa nga plazhet më të bukura në Ballkan.

Gjithashtu ato thonë, se në Shqipëri, gjenden gjire të paprekura, limane të fshehura dhe “parajsa” të arritshme vetëm me anije.

Shkrimi i plotë i medias prestigjioze italiane:

Nga vendi i panjohur në destinacionin e pushimeve. Kush do ta kishte menduar se Shqipëria do të bëhej shpejt një nga destinacionet e reja verore evropiane të preferuara nga italianët (dhe jo vetëm)?

Vitet e fundit, “Toka e Shqiponjave” është rilindur: e re, dinamike, krijuese – pavarësisht problemeve të secilit vend në zhvillim. Qytetet e gjalla, deti i kristaltë, peizazhet e paprekura dhe disa nga plazhet më të bukur në gadishullin Ballkanik.

Plazhet më të mira janë në jug të vendit , midis qytetit të Vlorës dhe Ksamilit, e cila gjendet në kufi me Greqinë. Atraksione si Sazani dhe Karaburuni, mund të arrihen me varkë.

Duke zbritur “takoheni” me Porto Palermon , me kështjellën e Ali Pashës me pamje nga deti dhe Borshin, të përqafuar nga një hapësirë pemësh ulliri dhe shkurre mesdhetare. Dhe pastaj Himara dhe Saranda deri në Ksamilin e kësaj hapësire, i famshëm për perëndimet e diellit dhe ujërat që zbehen nga blu në të kaltër.

Në veri të Shqipërisë, ndodhet Velipoja dhe Kepi i Rodonit, ku mund të admironi edhe mbetjet e një kështjelle të lashtë nga koha e Skënderbeut, heroit kombëtar shqiptar.

Lexo edhe :  Protestë kundër Tesla-s në Gjermani/ Protestuesit kundërshtojnë zgjerimin e fabrikës

 

Të fundit

Surpriza e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira.  Era do të fryjë me drejtim jugperendim (SW)...

Pak ditë nga finalja e madhe, përplasen sërish Romeo me Eglën: Shpëlaje pak gojën

Romeo Veshaj dhe Egla Ceno janë përshirë ditën e sotme në një debat në shtëpinë e “Big Brother VIP3”. Gjithçka nisi mbrëmjen e djeshme, gjatë...

“Takimi, valle kuqezi në zemër të Athinës”, Rama: Për një gjë më vjen keq, që…

Nga Mali i Zi ku mori pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor kryeministri Rama komentoi edhe një herë ndjesitë që mori nga takimi me shqiptarët...

Marrëveshje me shtet tjetër për emigrantët? Rama: JO-ja mbetet, Italia ha bukë veç

A ka dëshirë nga Britania e Madhe për të përsitur atë marrëveshje të suksesshme që Shqipëria bëri me Italinë Është shprehur dëshira nga Britania e...

“Reforma në drejtësi, me konsensus”, Rama nga Mali i Zi: Unë dhe PS i dhamë jetë SPAK-ut

Pas përfundimit të Samitit të liderëve të Ballkanit, të mbajtur në Malin e Zi, kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët. Ai u...

Lajme të tjera

Web TV