Situata me zjarret/ Mbërrin nga Çekia helikopteri i parë, Ambasadori çek: Ka kapacitet 1000 litra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka mbërritur nga Çekia helikopteri i parë nga 3 që pritet të vijnë në ndihmë të vendit tonë në kuadër të aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian për të përballuar situatën me zjarret.

Ambasadori i Çekisë në Shqipëri Jaroslav Ludva ka deklaruar se helikopteri ka kapacitet 1000 litra ndërsa theksoi se Çekia është gati ta ndihmojë vendin tonë.

“Do shikojmë nëse situata është serioze që të qëndrojmë më shumë. Kapaciteti i helikopterit 1000 litra. Kemi punuar bashkë me BE dhe jemi gati, e dimë që situata ka agrvuar në Vlorë prandaj jemi këtu që tu ndihmojmë. Në fillim ishte kërkesa e qeverisë shqiptare, kërkesa shkon në Bruksel fillimisht. Qeveria shqiptare ka kërkuar 1 helikopter nga Çekia dhe 2 nga Holanda. Unë besoj që nuk është pyetje për mua por kam besim që çdo gjë do jetë në rregull. Kemi ndihmuar para 2 vitesh me tërmetin por me helikopterët është hera e parë”, tha ai.

Drejt vendit tonë pritet të vijnë edhe 2 helikopterë nga Holanda për të mbështetur operacionet për fikjen e zjarreve. Nga autoritetet holandeze është njoftuar se do të jenë 2 helikopterë nga ky vend dhe 47 ushtarakë. Ndërsa zjarret pyjore vazhdojnë të prekin rajone të ndryshme në Mesdhe dhe Ballkanin Perëndimor, Komisioni Evropian po mobilizon me shpejtësi mbështetje për të ndihmuar vendet në kufizimin e përhapjes së zjarreve dhe mbrojtjen e jetës dhe jetesës.

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV