Shqipëria do strehojë 2 mijë afganë/ Do vendosen në konviktet e Tiranës dhe hotelet e Durrësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Top Channel ka mësuar se në Shqipëri do të strehohen të paktën 2 mijë afganë, ata janë bashkëpunëtorë të ushtrive të NATOS dhe po largohen prej andej bashkë me familjet e tyre.

Burime të besueshme i thanë Top Channel se po punohet ethshëm për të siguruar edhe strehimin e tyre në Durrës por edhe në Tiranë.

Burimet të besueshme i thanë Top Channel se janë duke u parë hotelet në Durrës nëse kanë vende të lira. Një pjesë e madhe janë plot me pushues. Ndërsa në Tiranë është duke u kontrolluar kapaciteti i konvikteve të universiteteve dhe shkollave të mesme. Një pjesë e madhe e afganëve do të qëndrojnë përkohësisht në godinat e qytetit studenti, ose në konviktet e tjera në kryeqytet.

Ndërkohë që, në aeroportin e Kabulit avionët janë duke u mbushur me afganë që po largohen me shpejtësi pasi talebanët morën kontrollin e Afganistanit.

Shqipëria dhe Kosova ju përgjigjën menjëherë thirrjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar afganët që rrezikojnë jetën në Afganistan.

Sekretari i shtetit Blinken tha sot se rrugët dhe aeroportet duhet të qëndrojnë të hapura për ata që po ikin nga Afganistani. Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhacka bëri një koment pas deklaratës së Blinken duke thënë se Shqipëria është e gatshme të presë disa qindra persona jeta e të cilëve kërcënohet.

“Ne qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, të gatshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre”, shkruan Xhacka. Por afganët do vendosen edhe në Kosovë dhe qeveria e Kosovës dhe presidentja Osmani dhanë menjëherë miratimin pas kërkesës amerikane. /Top Channel

Të fundit

Julia Fox për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Ylli i “Uncut Gems” Julia Fox tha për revistën InStyle se lidhja në fakt i la “një shije të...

“Meta ka 4 javë që fle në hotel”/ Gazetari zbulon detajet: Ja pse po sulmon Kryemadhin

Gazetari investigativ Artan Hoxha ishte i ftuar ditën e sotme në një intervistë televizive ku ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit mes...

Si 573 vjet më parë/ Dasma e Skënderbeut me Donikën inskenohet në manastirin e Ardenicës

Fëmijë, gra e burra nga të gjitha grupmoshat u bënë bashkë për të përkujtuar kurorëzimin e martesës së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeut...

Gruaja thith gabimisht pirsin e hundës, i përfundoi në mushkëri (Foto)

Kur Varsha Sahu thithi aksidentalisht vidën e pirsit të hundës dy muaj më parë, ajo nuk u shqetësua shumë. Ajo mendoi se “gjilpëra” kishte...

Studimi: Vaksinat mund të ndihmojnë në luftimin e baktereve rezistencë ndaj antibiotikëve

Duke përdorur një qasje të re për zhvillimin e vaksinave, studiuesit mund të kenë gjetur një zgjidhje të mundshme për problemin e baktereve rezistente...

Lajme të tjera

Web TV