I vihet flaka Sarajeve të Toptanëve në qendër të kryeqytetit (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë natës është përfshirë nga flakët godina e Sarajet e Toptanëve, në qendër të Tiranës, e cila është godinë monument kulture. Ende nuk dihet shkaku i kësaj zjarrvënie, por dyshohet e qëllimshme. Zjarrvënësin e panë klientët e një lokali aty pranë teksa iku me vrap. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Zjarri tek Sarajet e Toptanëve solli reagimin e shumë aktivistëve të shoqërisë civile. Aktivisti Kreshnik Osmani me një postim në profilin e tij në facebook shkruan se në këtë mënyrë po shkatërrohet identiteti i kryeqytetit.

Sarajet u ndërtuan rreth viteve 1833-1840 dhe janë një nga të paktat saraje feudalësh të ruajtura në qytetet e Shqipërisë. Ato përbëhen nga 32 ambiente në stilin oriental, të zbukuruara me dekoracione të ndryshme. Sarajet përbëjnë një kompleks arkitektonik me mure, oborre, puse, rrugë, porta të mëdha, banesa dhe ambiente ndihmëse. Rrethuar me mure masive të lartë prej guri, ky kompleks krijon një fortifikim, duke marrë pamjen e një kështjelle të vogël. Këto ndërtime, karakteristike për shtresën e feudalëve, u përhapën nga gjysma e dytë e shek. XIX në trevën e Tiranës.

Banesa me dy kate, e ndërtuar nga mjeshtrat dibranë, është vendosur mbi një parcelë të rrafshët me orientim nga jug-lindja, duke i drejtuar diellit pamjen kryesore. Ajo paraqet interes nga ana ndërtimore, si për kompozimin funksional, trajtimin arkitektonik-dekorativ, ashtu dhe të lidhjes së saj në një ansambël të vetëm me ndërtimet përreth. Sarajet e Selim Pashë Toptanit njihen me emrin e dhëndrit të tij Servet Bej Libohovës dhe janë Monument Kulture në mbrojtjen e shtetit.

Të fundit

Monedhat e huaja në rënie/ Kursi i këmbimit, 21 shkurt 2025

Sot, më datë 21 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet me 98.7 lekë dhe shitet me 99.4 lekë. Dollari...

Integrimi/ Strategjitë që do mundësojnë hyrjen në BE, kostoja llogaritet 7.6 mld euro

Rreth 7,6 miliardë euro llogaritet totali i kostos për financimin e zbatimit të strategjive deri në 2028 që do të kontribuojnë në anëtarësimin e...

Gazetarja zbulon planin e SPAK për zgjedhje/Do infiltrohen njerëz në shtabet elektorale

Prokuroria e Posaçme ka hartuar një strategji të re për monitorimin e zgjedhjeve, e cila synon të evidentojë shkeljet dhe të garantojë një proces...

Revista britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore turistike në 2025

Pallate të lashta, dete me ujëra të pastra kristal dhe plazhe të pazbuluara – ekspertët tanë të udhëtimeve ju rekomandojnë destinacionet më të mira...

Lajme të tjera

Web TV