Amerika ‘iku’, çfarë presin këta këtu?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

Amerika u mund në Afganistan. Disa po thonë se u mund si në Saigon, edhe ajo luftë zgjati 20 vjet (1955-75). Talebanët, pushteti i dhunës, i opskurantizmit dhe i terrorit, i rënë para 20 vjetësh, u ngjall dhe kthye në tre ditë. Ranë trilionë dollarë investime për ‘shtetin e ri’, ra ushtria kombëtare afgane, ra edhe prestigji i trupave amerikane që dora dorës po tërhiqeshin për në familjen e tyre. Amerika mban mbi shpatulla kryqin e humbjes në emër të të gjithëve, Amerika ‘iku’.

Të paktën kështu e quajnë këta këtu.

Cilët janë këta këtu? Këta janë në disa kategori:

Kategoria e ‘pushtetit të vjetër’ që vetëquhet opozitë; kategoria e atyre që për 3 dekada hynë në fushën e qeverisjes dhe gatuan vetëm vulgaritet; kategoria e qeveritarëve që përdorën tanke dhe armë kimike kundër popullit; kategoria e atyre që vranë protestuesit dhe dogjën dhjetëra njerëz në fabrikat e fishekëve- biznese të familjes së qeveritarëve; kategoria e atyre që luftuan me thikë ndër dhëmbë kundër Reformës në Drejtësi.

Është edhe një kategori  veçantë: Kategoria e dy presidentëve të Republikës së Shqipërisë, njëri prej të cilit është shpallur ‘i pa dëshiruar’, ‘i korruptuar’ dhe ‘minues i shtetit demokratik’; por që të dy nën llupën amerikane….

Për këta ndriçoi ylli i mëngjesit në atë moment kur Talebanët ’rrëzuan’ Amerikën. Kanë kaluar vetëm dy ditë, por këta nuk ndjehen: O festojnë dhe bëjnë plane ‘të mira’ në fshehtësi; ose janë akoma të paqartë nëse kjo traumë botërore ishte ‘varkë’ apo humnerë për ta.

Varianti i parë: Ora e shpëtimit nga Amerika

Tani kthehesh e mendon ditët e kaluara dhe zbulon një gjë: Këta e paskan ditur se Amerika ‘bie’ shpejt. Kjo qenka arsyeja pse ish- presidenti Berisha luajti me karshillëk të madh kundër Uashingtonit dhe pse presidenti Meta sfidon Amerikën e i thotë ‘raketa ka edhe Moska’. Bashkëpunëtori më i afërt, Albin Kurti i Kosovës, me naivitet zbuloi se ‘këta diç dinin’ të tre së bashku. Me rastin e pritjes së afganëve në Kosova, i shpëtoi dhe tha: ‘Tash e një muaj po bisedojmë për këtë plan të pritjes së tyre… ‘.

Pse del se këta e kishin gati planin?

Sepse prej kohësh kishin nisur betejën me grupe militante kundër Amerikës, me sharës dhe ofendues të ambasadores së Shteteve të Bashkuara, me sulme idiote sikur ‘Shqipëria është e pajetueshme’. Mirëpo nuk paskan qenë ‘idiote’; këta po përgatisnin planin e rrëzimit të autoritetit amerikan dhe të rikthimit njësoj si talebanët. Qëlloi që Amerika ‘ra’ në Afganistan, por këta ishin siguruar se ‘diku do të binte’.

Çfarë mund të bëjmë pa Amerikën?!

Njerëzit tmerrohen kur e mendojnë. Në vendin tonë Shqipëri, dihet, se po të mos ishte Amerika, deri tani këta do ta kishin djegur vendin edhe dhjetë herë të tjera, për pushtet. Nëse ‘bie’ Amerika, atëherë këta kthehen në pushtet; caktimi amerikan si ‘non grata’ nuk pi më ujë. As Drejtësia e Re nuk do të ketë më jetë. Gjyqtarët dhe prokurorët që fshehën krimet e këtyre dhe i vunë flakën Drejtësisë, do të kthehen në gjykim. Kritikët e tyre do të shkojnë në Kune- Vain. Qeveria do të funksionojë vetëm në favor të bizneseve familjare të shefit.

Lexo edhe :  3 biseda që çdo çift i martuar duhet t’i bëjë

Afganistani ka hapur edhe një precedent ‘entuziast’ për këta: Në atë vend çudirash sapo erdhi në krye të popullit një pushtet i pa votuar; madje një pushtet i dëbuar me sakrifica të mëdha nga vetë populli. Këta këtu në Shqipëri janë ‘talebanët’ që janë larguar me armë, që kanë tentuar disa herë ta marrin pushtetin me dhunë edhe pa u votuar, që kanë djegur mandatet e popullit. Pushtetin këta jo vetëm e marrin por edhe e ruajtën me armë (21 janar 2011). Gjatë qeverisjes së këtyre të frikshme, njësoj siç ndodhi dje në Kabul, edhe në Tiranë diplomatët e shteteve të Perëndimit janë strehuar nëpër helikopterë në fluturim (1997-98). Merrini pamjet filmike të stadiumeve dhe shesheve tona në vitin 1997, krahasoni ato me selinë e ambasadës amerikane, aeroportin dhe sheshet e Kabulit sot.

Talebanët nuk u bënë në tre ditë, talebanët ishin…

Varianti i dytë: Goditja që pësoi Amerika të kthehet në nxitje për një rend të ri botëror.

Këtë po dyshojnë këta, se edhe mund të ndodhë:

Dje ka ndryshuar bota, edhe pse duket se ngjarja ndodhi në një pikë të dobët të globit. Pas kësaj që ndodhi me Amerikën në Afganistan, padyshim që bota kërkon ringritje dhe rend të ri.

Atëherë ku do ta kenë vendin këta? Kjo është dilema. Një frikë e tyre është se ‘rendi i ri’ mund të jetë akoma më i rreptë kundër korrupsionit dhe vrasjeve shtetërore. Në një rend më të fortë, ambasada e Shteteve të Bashkuara do të kërkonte më shumë shpejtësi nga SPAK; dhe në derën e Parlamentit në shtator do të shkruhej shqip: ‘Ndalohet zoti Berisha!’. Pritet që këta ta kuptojnë edhe këtë. Tani për tani duket se po aplikojnë kodin e heshtjes, ‘Omerta’. Deri tani presidenti Meta nuk po ndjehet; thjesht po vë re se Rusia, Kina dhe Irani po bashkëpunojnë me Talebanët. Këta janë përfolur për ‘një sy andej nga Moska’. Nëse do të aplikohet ‘rendi i ri’, atëherë edhe këta mund të trokasin në dyert e miqve të Talebanëve.

Megjithatë deri më tani asgjë nuk është e mbaruar; këta po e shikojnë Amerikën si ‘të ikur’, jo si rend të ri.

Të fundit

Horoskopii ditës, 14 maj 2024

DASHI Tregohuni të kujdesshëm për gjërat e mbetura pa thënë në dashuri, sepse ato mund të prishin një marrëdhënie. Në...

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në iPhone përmes iOS 18. “Apple po...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

Lajme të tjera

Web TV