Ja çfarë i shkakton shëndetit tuaj mungesa e kaliumit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kaliumi është një mineral thelbësor për organizmin. Ai është i domosdoshëm për shëndetin e zemrës, veshkave dhe organeve të tjera.

Kaliumi i lejon muskujt të lëvizin, nervat të transmetojnë mesazhet e trurit dhe veshkat të filtrojnë gjak.

Trupi duhet të ketë ekuilibrat e duhur të kaliumit që zemra të jetë e shëndetshme.

Mungesa E Kaliumit Dhe Depresionit

Nivelet e ulëta të kaliumit rrisin rrezikun e depresionit dhe shqetësimeve nervore.

Sipas një studimi të fundit të cilit i referohet AgroËeb.org, një regjim ushqimor i pasur me kalium zbut simptomat e depresionit.

Gjetjet e studimit të publikuara në revistën britanike Për Ushqyerjen, konfirmuan se kaliumi është i nevojshëm për trajtimin e luhatjeve të humorit dhe se mungesa e tij lidhet fort me simptomat e depresionit.

Kaliumi Kundër Dhimbjeve

Mungesa e kaliumit shkakton nervozizëm, lodhje, plogështi të muskujve, kontraktime dhe dhimbje kronike.

Dhimbja me depresionin janë të ndërthurura ngushtë dhe intensifikojnë njëra tjetrën.

Sipas të dhënave të AgroËeb.org, njerëzit që vuajnë nga dhimbjet kronike janë tre herë më të rrezikuar nga problemet psikiatrike.

Kaliumi Dhe Serotonina

Studimet e publikuara në revistën Nature Neuroscience konfirmojnë se kaliumi luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e nivelit të serotoninës.

Kaliumi lehtëson përdorimin e serotoninës nga truri.

Nëse një person depresiv ka ndjenja negative për veten dhe botën përreth, kaliumi aktivizon nervat që nxisin ndjenjat pozitive dhe të bukura.

Kjo është arsyeja përse edhe një ulje e vogël në nivelin e kaliumit në trup ndez ankthin.

Shkaktarët E Mungesës Së Kaliumit

Një nga shkaktarët më të mëdhenj të mungesës së kaliumit në trup është pirja e tepërt e pijeve të gazuara.

Prishja e ekuilibrave hormonalë mund të shkaktojë rënie të nivelit të kaliumit që nga ana tjetër nxit shfaqjen e depresionit.

Lexo edhe :  Cila është mosha kur ndihesh më i/e vetmuar?

Njerëzit që pijnë shumë kafe, alkool dhe hanë gjëra të kripura të përpunuara janë gjithashtu të rrezikuar nga mungesa e kaliumit.

Burimet Më Të Mira Ushqimore Të Kaliumit

Barishtet, patatet e ëmbla, kungulli i verdhë, kosi, salmoni, avokado, bananet, arrorët, agrumet, qumështi, kumbullat e thata, rrushi i thatë, hurmat e Arabisë, karotat dhe fasulet janë disa prej burimeve më të mira të kaliumit.

Kaliumi është një mineral që tretet në ujë, ndaj barishtet, karotat dhe patatet duhen pjekur dhe jo zier për të marrë më shumë kalium.

Nëse ju do t’i zieni ato, atëherë duhet të siguroheni që ujin do ta përdorni për supë dhe nuk do ta hidhni./AgroËeb

 

Të fundit

Skemë tjetër pensionesh/ Kush do paguhet më shumë?

Ish-ministrja dhe deputetja e mazhorancës, Milva Ekonomi ka dhënë detaje të reja për pensionistët. Ajo thotë se qeveria ka...

E ironizoi publikisht, Ermal Mamqi i përgjigjet Rezart Veleshnjas?

Ermal Mamaqi duket se i është përgjigjur indirekt Rezart Veleshnjajt pasi e ironizoi publikisht. Ai ka publikuar të dhënat e interaktivitetit të tij në...

Meri Shehu paralajmëron që të keni kujdes në këtë datë/ Shenjat me fat për këtë javë

Në aspektin astrologjik, java do të mbizotërohet nga energjia pozitive e planetëve. Sipas parashikimit nga Meri Shehu vijnë surpriza e lajme shumë të rëndësishme...

Kunata tregon bisedën e fundit me Alma Arrazin:Po ta dija se do mbytej s’do e kisha lënë

Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Shkodrës, që mbylli në burg Erdgys Arrazin, babain e 3 fëmijëve dhe gruas së tij të mbytur, në...

Ekspertët bien dakord, ky është i vetmi model flokësh që mund t’i shkojë kujtdo

Brigitte Bardot ka frymëzuar gjenerata të tëra me klasin, pamjen dhe sharmin e saj. Aktorja franceze ka tipare dhe stil të pa ngatërrueshëm me...

Lajme të tjera

Web TV