Rreziqet e mpiksjes së gjakut nga vaksinat shumë më të ulëta se sa nga Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i ri ka zbuluar se rreziku i mpiksjes së gjakut nga vaksinat kundër koronavirusit janë “shumë më të ulëta” se sa rreziqet nga infektimi me Covid.

Studimi i British Medical Journal analizoi të dhënat nga më shumë se 30 milionë njerëz dhe zbuloi se rreziqet e ngjarjeve të rralla të koagulimit të gjakut ishin “shumë më të larta dhe më të zgjatura pas infeksionit SARS-CoV-2 se sa pas vaksinimit.

Më shumë se 29 milionë njerëz në studim u vaksinuan me dozat e para, 19.6 milionë me AstraZeneca dhe 9.5 milionë me Pfizer, ndërsa 1.7 milionë njerëz kishin një test pozitiv të Covid u vëzhguan gjithashtu.

Shkencëtarët analizuan të dhënat për të bërë vlerësime se sa efekte negative do të ndodhnin në 10 milionë njerëz, për secilën vaksinë dhe më pas për infeksionin Covid.

Me vaksinën Astrazeneca rezultuan:

107 raste të trombocitopenisë, të cilat mund të shkaktojnë gjakderdhje të brendshme

66 raste të mpiksjes së gjakut në vena

Me vaksinën Pfizer:

143 raste me goditje në tru

Me infeksionin COVID-19:

934 raste të trombocitopenisë

12,614 raste të mpiksjes së gjakut

1,699 raste të goditjes në tru

Studimi gjeti një rritje të vogël të mpiksjes së gjakut tek të vaksinuarit me Pfizer dhe një gjendje të ngjashme me AstraZeneca-n, por numrat ishin të vegjël dhe kanë nevojë për konfirmim të mëtejshëm, thanë autorët.

“Për shumicën, përfitimet tejkalojnë rrezikun e këtyre ngjarjeve të rralla negative, megjithatë, ky bilanc do të ndryshojë në nëngrupe të veçanta (për shembull, në bazë të moshës) dhe gjithashtu do të ndryshojë me shkallën e infeksionit të popullsisë. ”

Lexo edhe :  Jam një fermer britanik, e vërteta e frikshme për atë që po ndodh me të korrat tona

Përfundim kryesor nga studimi ishte konfirmimi se infeksioni Covid-19 çoi në “rreziqe shumë më të larta dhe më të zgjatura pas infeksionit sesa pas vaksinimit”./MCN.tv

 

Të fundit

Rama paralajmëron bizneset: Goditjet do të jenë drastike nëse nuk futeni në binarë

“Klasifikimi i bizneseve do të bëjë që bizneset do të rezultojnë korrekte nuk do të kontrollohen. Pra do të jenë...

Rama: Krijojmë një forcë të re autonome të shkëputur nga ministritë

“Inspektimet. Sot është një pikë e dobët dhe pavarësisht përmirësimeve që janë bërë dhe sa më pak e ndjenin presionin e inspektorëve në raport...

Prindërit regjistruan katër dele në shkollë për të parandaluar mbylljen e saj

Për shkak të mungesës së nxënësve dhe mbylljes së paralajmëruar të një klase në një shkollë në departamentin Moselle në Francën verilindore, prindërit e...

Çfarë mund të bëjë modeli i ri i Inteligjencës Artificiale?

OpenAI ka prezantuar një version të ri – me kapacitet më të lartë dhe me më shumë aftësi si të njeriut – të teknologjisë...

Leku i “Ramës”, Leku i “Enverit”, Leku i “Zogut”

Nga Eduard Zaloshnja Sipas të dhënave në faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë, rreth 40% e të gjithë lekëve që qarkullojnë në ekonominë tonë...

Lajme të tjera

Web TV