Aksident tragjik në Kosovë, kamioni godet për vdekje foshnjen 1 vjeçe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një kamion ka goditur për vdekje një foshnje në Prishtinë ditën e sotme.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, duke shtuar se fëmija ishte njëvjeçare.

“Sot rreth orës 09:30, në rrugën ‘Mehmet Ali Vrioni’, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një fëmijë ka vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet (kamionetë) dhe një këmbësor (i lindur 2020). Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur tu përballojë lëndimeve dhe i njëjti, ka ndërruar jetë”, deklaroi ajo.

Ahmeti u shpreh se shoferi është ndaluar, ndërkohë që janë duke punuar për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Të fundit

E rëndë/ Nëna shkelmon dhe rreh brutalisht vajzën e saj 2-vjeçare në avion

Një ngjajre e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku një nënë 33-vjeçare Breanna Mistler, dyshohet se ka rrahur fëmijën...

Rama për mediat greke: Takimi s’ka lidhje me Belerin, histori e politikës tuaj, jo e jona

Pas takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë, kryeministri Edi Rama është pyetur nga mediat greke nëse vizita e tij lidhet me rastin e Fredi Belerit, pasi...

“Vuanin nga zemra dhe…”/ Dy ukrainaset që humbën jetën në Tiranë, dalin detaje të reja

Zbulohen detaje të reja në lidhje me vdekjen e dy vajzave nga Ukraina, të cilat u gjetën pa shenja jete në banesën e marrë...

Kur Rama ia kalon edhe Micotaqis!

Nga Dritan Hila Në udhëtimin e tij në Athinë Rama doli përtej pritshmërive të skeptikëve. Jo vetëm që preku të gjitha temat e nxehta por...

Çuçi mbledh Grupin e PS-së: Merreni me shumë impenjim, pas dy javësh do jemi në…

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e përjavshme. Kryetari Bledi Çuçi e nisi fjalën e tij me një falenderim të posaçëm për...

Lajme të tjera

Web TV